Policia, nëndrejtorit Maçi i
harrohet emri gjatë ceremonisë

Policia, nëndrejtorit Maçi i<br />harrohet emri gjatë ceremonisë
TIRANË - Njëri nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit deri të martën në mesditë nuk e kishte menduar kurrë se mund t'i harrohej emri kaq lehtë, aq më pak nga një pakujdesi.
 
Dashamir Maçi, zv/drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit, mesditën e të martës mbylli karrierën e gjatë në policinë, duke përfunduar detyrën, si dhe duke dalë në pension.
 
Për këtë arsye, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë u zhvillua një ceremoni për vlerësimin e kontributit të dhënë prej tij, ku merrnin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtues të Programit ICITAP dhe misionit PAMECA, miq, si dhe kolegë e familjarë të z. Maçi.
 
Por, një pakujdesi e vogël, duket se ka bërë që Dashamir Maçit t'i harrohet emri nga të gjitha njoftimet ceremoniale, gjë që nuk duhej të ndodhte as për gradën më të fundit të një uniforme policie dhe as me ndonjë efektiv, që përjashtohet nga policia, edhe nëse e ka njollosur imazhin.
 
Në njoftimin zyrtar në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në internet, i cili është hedhur nga drejtori Burgaj në profilin e tij në Facebook, emri i Dashamir Maçit nuk është përmendur as edhe njëherë të vetme.
 
Në të gjitha fjalitë që flitej për të, thuhej vetëm "zoti Maçi" dhe askujt prej drejtuesve të Policisë së Shtetit duket se nuk i ka bërë përshtypje një pakujdesi e tillë, e vogël, por e madhe për një njeri, që siç tha dhe vetë Burgaj, është rast i rrallë, që një njeri mbush moshën e pensionit, duke qenë ende në detyrë, madje në majën e piramidës.
 
Dashamir Maçi, i cili mban një nga gradat më të larta të hierarkisë në polici, ka falenderuar ministrin e Brendshëm, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kolegët, misionet e huaja që dhanë mbështetje për policinë shqiptare, si dhe në veçanti bashkëshorten e fëmijët për mbështetjen e pakursyer.

maci
(Në foto: Dashamir Maçi gjatë ceremonisë së mbylljes së karrierës, në qendër të fotos).
maci1
(Në foto: Faqja online e Policisë së Shtetit, ku në tekst mungon i shkruar emri i plotë i Dashamir Maçit).

maci2
(Në foto: Komenti i Hysni Burgajt në Facebook. Edhe këtu çuditërisht mungon emri i plotë i Dashamir Maçit).


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor