Po kalonte kufirin, plagoset nga policia 1 klandestin egjiptian në Morinë! U qëllua teksa teksa po largohej në këmbë! AMP pezullon efektivin (EMRI)

Po kalonte kufirin, plagoset nga policia 1 klandestin egjiptian në Morinë! U qëllua teksa teksa po largohej në këmbë! AMP pezullon efektivin (EMRI)

Foto ilustruese

KUKËS- Një i ri nga Egjipti mbeti i plagosur këtë të hënë (5 dhjetor) gjatë një operacioni të Policisë së Kukësit, në përpjekje për kapjen e një grupi klandestinësh që u përpoqën të kalojnë kufirin me Kosovën në mënyrë të paligjshme. Egjiptiani me iniciale M. H., është jashtë rrezikut për jetën, teksa po merr mjekim të specializuar në spital. Mësohet se plumbi i qëlluar nga efektivi i policisë Kyvet Balaj e ka qëlluar në pjesën e shpinës, në afërsi të brinjëve, por për fat të mirë nuk i ka prekur organet jetësore. Në lidhje me ngjarjen, për zbardhjen e dinamikës së plotë të saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Kukësit nisën menjëherë hetimet, ndërsa dyshimet e para janë për një qitje të pavullnetshme të efektivit të policisë gjatë kohës që ishte në ndjekje të klandestinëve.

Si ra policia ne gjurmët e klandestinëve?
Pak para mesnatës së kësaj të hënë, nga punonjës të Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Kukës është konstatuar gjatë rrugës automobilistike Milot – Kukës në afërsi të Rubikut, një mjet fugon i llojit “Volksëagen”, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, duke krijuar dyshime. Pas njoftimit, bënë me dije Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, dhe verifikimit nga Salla e Komandimit në Kukës, rezultoi se mjeti në fjalë me targë AA 730 VM ishte dhënë me qira. Menjëherë pas verifikimit nga Salla e Komandimit, është komunikuar me shërbimet policore më të afërta me vendndodhjen e mjetit ato të Patrullës së Policisë “Shqipoja” që kanë qenë me shërbim tek Ura e Drinit të Zi dhe u është kërkuar të ushtronin ndalimin dhe kontrollin e mjetit, pasi dyshohej se mund të ishte me emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme. Pas marrjes së njoftimit, patrulla “Shqipoja” ka lëvizur në drejtim të fshatit Mamës, ku ishte konstatuar për herë të fundit fugoni i dyshuar dhe pas disa minutash lëvizje në aksin nacional, në Mamës është konstatuar fugoni të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në rrugë dytësore. Ndjekja ka vijuar poshtë nënkalimit të fshatit Mamës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit Klejvi Gjoni, 29 vjeç, ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohet me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në fugon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen policisë.

Në këtë moment, polici Kyvet Balaj, sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur egjiptiani M. H., i cili, si pasojë mori një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës. I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur edhe drejtuesi i fugonit, 29-vjeçari Klejvi Gjoni. Ai mori dëmtime të lehta për shkak se është rrezuar nga një lartësi prej rreth tre metra gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve të policisë. Të dy janë transportuar në Spitalin Rajonal të Kukësit për ndihmë të parë, ndërsa për ndihmë më të specializuar janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, teksa janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e AMP dhe Prokurorisë së Kukësit
Në lidhje me ngjarjen, është pezulluar deri në fund të hetimeve inspektori i policisë, Kyvet Balaj, ndërsa u arrestua në flagrancë drejtuesi i fugonit, Klejvi Gjoni, i akuzuar për i dyshuar për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja e Urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Të shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit janë edhe 12 shtetas të tjerë, me origjinë nge vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së policit Balaj. Nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, po kryhen hetime të plota për sqarimin e pozitës ligjore të punonjësve të policisë të përfshirë në ngjarje dhe në përfundim të hetimeve do të përcaktohet përgjegjësia penale e punonjësve të policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Plagosja e klandestinit egjiptian në Morinë, Berisha: Policia hapi zjarr mbi refugjatët në Kukës dhe e fshehu krimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje plagosjen e shtetasit egjiptian në pikën kufitare të Morinës.  Ai akuzon policinë se ka fshehur krimin dhe sipas tij, në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër, shqiptar.

Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje OKB-së dhe organizatave të tjera për të drejtat e refugjatëve që  të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij.

“Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj! Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni. Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror.

 Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar. Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës”,shkruan Berisha në Facebook.

Ora 19:22
Plagosi klandestinin egjiptian në Morinë, AMP pezullon efektivin: Tha se u pengua nga shkurret e errësira kur qëlloi

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me plagosjen e një klandestinit egjiptian në pikën kufitare në Morinë. Sipas deklaratës së AMP-së, efektivi ka thënë se ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.

AMP thotë se është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së punonjësit të policisë K.B.

‘Në datë 04.12.2022 rreth orës 23:09, nga punonjës të Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Kukës është konstatuar gjatë rrugës automobilistike Milot - Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, një mjet furgon Volksëagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, duke krijuar dyshime.

Pas njoftimit dhe verifikimit nga Salla e Komandimit Kukës, rezultoi se mjeti furgon Volksëagen me targë AA 730 VM ishte dhënë me qira. Menjëherë pas verifikimit nga Salla e Komandimit, është komunikuar me shërbimet policore më të afërta me vendodhjen e mjetit ato të Patrullës së Policisë “Shqipoja” që kanë qenë me shërbim tek Ura e Drinit të Zi dhe u është kërkuar të ushtronin ndalimin dhe kontrollin e mjetit, pasi dyshohej se mund të ishte me emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme.

Pas marrjes së njoftimit, Patrulla e Policisë “Shqipoja” ka lëvizur në drejtim të fshatit Mamës, ku ishte konstatuar për herë të fundit furgoni i dyshuar dhe pas disa minutash lëvizje në aksin nacional, në vendin e quajtur Mamës kanë konstatuar furgonin të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore. Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.

Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.

Menjëherë, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin drejt Spitalit Rajonal të Kukësit të shtetasit egjiptian të plagosur, si edhe drejtuesit të mjetit furgon, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në DVP Kukës janë shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje 12 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme për kryerjen e veprime hetimore të mëtejshme.

Eshtë verifkuar dhe dokumentuar se drejtuesi i mjetit rezulton shtetasi K. GJ, 29 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë si person i dyshuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufjve” dhe “Mosbindja e Urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Ndërkohë, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së punonjësit të policisë K.B.

Njëkohësisht nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, janë duke u kryer hetime të plota për sqarimin e pozitës ligjore të punonjësve të strukturave të policisë të përfshirë në ngjarje dhe në përfundim të veprimeve hetimore dhe konkluzioneve të Prokurorisë do të përcaktohet përgjegjësia penale e punonjësve të policisë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.’- njofton AMP.

Ora 17:13
Plagosja e klandestinit egjiptian në Morinë, reagon prokuroria: Vihet nën hetim efektivi i policisë në Kukës

Prokuroria e Kukësit ka reaguar në lidhje plagosjen e shtetasit egjiptian në pikën kufitare të Morinës nga policia. Në kuadër të operacionit është arrestuar K.GJ, për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas prokurorisë shtetasi egjiptian (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane (i ardhur klandestin në vendin tonë), është plagosur gjatë operacionit për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur. Prokuroria ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas, nis procedim penal për një punonjës policie

Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

1. K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E.M. lindur në Fier; dhe -E.H lindur në Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Ëolksvagen i marrë me qira.

Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane (i ardhur klandestin në vendin tonë).

Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.’- njofton prokuroria.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kol: 05/12/2022 19:34

    Zoti Qytetar! Pse policia qe ti thua pse e paragjykoni! Zotni Qytetar nga Tirana ne Hani - Hotit fatkeqet levizin ne kembe me dite te tera,qe policia i shef dhe nuk i ndalon! Si ma spjegon ti Qytetar?

    Përgjigju
  • Noj: 05/12/2022 17:33

    O Deno! keto nuk pyesin as vllezerit e tyre,keto kriminel policesh! jo per fatkeqet klandestin, qe vetem per prishje pazarit bohen!

    Përgjigju
  • den: 05/12/2022 17:08

    Police te korruptuar qe harrojne qe pothuaj gjithe te afermit e tyre i kane emigrante,sillen sikur jane police franceze apo greke.Perdoret arma ndaj emigrantit?Skandal dhe poshtersi sidomos kur je shqiptar

    Përgjigju
    • Lala: 05/12/2022 19:15

      O qytetar QE SDI ligjet.nuk qellihet me arme kundrejt te pa armatosurve.arma Esht mjeti I fundit QE perdoret Kur rrezikohet jeta.ket thot ligji.as Ka qelluar me arm e as me Gur klandestini policin.kupton.zoti "Qytetar" ?

    • Qytetar: 05/12/2022 18:57

      E kane gje te shkruar ne balle klandestinet qe jane emigrante hallexhinj? Ne cdo vend te botes, po nuk iu binde policit po merr persiper nje rrezik te madh. Ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves mund te kaloje lloj-lloj llumi: agjente serbe, ruse, iraniane ose xhihadiste. Nuk ka pse e paragjykon policin para se te hetohen rrethanat.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?