Policia e Shtetit përgënjeshtron denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për kultivim kanabisi në Krujë.
Berisha me anë të një postimi në Facebook referuar mesazhit të qytetarit dixhital denonconte dje se në një zonë mes Krujës dhe Laçit është kultivuar kanabis, ndërsa policia është në dijeni për rastin, por mbron trafikantët.
Pas statusit të Berishës, policia deklaron se ka kryer kontrollin e zonës dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike.
Sipas policisë janë bërë një sërë goditjesh mbi asgjësimin e bimëve narkotike në zonën e Krujës, arrestimin dhe procedimin e personave përgjegjës.

Deklarata e policisë
Në lidhje me postimin e bërë në rrjetet sociale më datë 30.08.2017 nga deputeti Sali Berisha, ku pretendohej se në zonën e Krujës, përkatësisht në fshatin Brret dhe Mafsheq kishte bimë narkotike, ju bëjnë me dije se:
Policia e Shtetit ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këto zona dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë bërë një sërë goditjesh mbi asgjesimin e bimëve narkotike në zonën e Krujës, arrestimin dhe procedimin e personave përgjegjës.
Polica e Durrësit fton çdo shtetas të denoncojë duke i falenderuar për bashkëpunim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, duke garantuar marrjen e masave konkrete ligjore nëse konstatohet shkelje apo implikim.
Vazhdon puna për rikontroll të plotë të territorit.
Bashkëlidhur ju dërgojmë fotot respektive.
[gallery]23686[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO