Policia e Shtetit nëpërmjet një deklarate për shtyp ka njoftuar se është në gadishmëri të plotë deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor.
Në njoftim thuhet se policia është në gadishmëri të plotë; Për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike pranë dhe përreth vendeve të numërimit të votave, në ndërhyrjen për vendosjen e rregullit si dhe në shoqërimin e materialeve zgjedhore nga vendet e numurimit të votave në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Policia thotë se situata paraqitet e qetë në të gjithë vendin, ndërkohë që Policia e Shtetit vazhdon të mbajë të sigurtë 90 vendet e numërimit të votave në shkallë vendi.
Njoftimi i plotë për shtyp i Policisë së Shtetit
"Strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit vazhdojnë angazhimin maksimal në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, Udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Planit të Masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike pas periudhës zgjedhore në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore”.
Në këtë fazë të procesit, puna e strukturave të Policisë së Shtetit është përqendruar në drejtim të:
garantimit të rendit e sigurisë publike pranë dhe përreth Vendeve të Numërimit të Votave, proces i cili ka filluar nga ora 18.00’ e ditës së djeshme dhe do të vazhdojë deri në momentin e nxjerrjes së tabelave të rezultatit nga KZAZ-ve.
ndërhyrjes e marrjes së masave për vendosjen e rregullit dhe të rendit në ambjentet e VNV-ve sipas vendimeve përkatëse të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
si dhe për shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numurimit të Votave në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Aktualisht nga shërbimet e Policisë së Shtetit vazhdon sigurimi i 90 Vendeve të Numërimit të Votave në shkallë vendi.
Gjatë këtij procesi nuk është evidentuar asnjë problem sa i përket rendit dhe sigurisë publike .
Situata paraqitet e qetë në të gjithë vendin.
Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal për menaxhimin me sukses të fazës përfundimtare të detyrave në kuadër të procesit zgjedhor, kanë punuar me intensitet në drejtim të përmbushjes së detyrave institucionale për garantimin e rendit e të sigurisë në të gjithë territorin e vendit.
Në sajë të këtij angazhimi dhe përkushtimi, gjatë gjithë ditëve të këtij procesi, është bërë e mundur që jo vetëm të përmbushen me sukses detyrat në kuadër të procesit zgjedhor, por dhe të mbahet në kontroll situata për sa i përket rendit në të gjithë territorin e vendit, dhe të garantohet siguri në parametra optimale.
Strukturat e Policisë së Shtetit do të vazhdojnë të përmbushin me profesionalizëm dhe korrektësi detyrat që u ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor dhe në funksion të sigurimit të rendit publik dhe krijimit të një mjedisi të sigurtë për qytetarët”.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com