TIRANE - Si bëhet certifikimi i drejtuesve teknikë të SHPSF-së. Sipas p/ligjit, certifikimi i titullarit dhe i drejtuesit teknik të SHPSF-së është kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Certifikimi i punonjësit të shërbimit është kompetencë e drejtorit të policisë së qarkut. Vendimet e certifikimit, lëshohen duke u bazuar respektivisht në mendimin paraprak të KSHKCL-së dhe KSHKC-së. Pajisja me certifikatë e titullarit të subjektit dhe drejtuesit teknik bëhet brenda 45 ditëve, ndërsa për punonjësin e shërbimit bëhet brenda 30 ditëve nga dita e plotësimit të formularit të kërkesës për aplikim.

Certifikata është e vlefshme për 4 vjet, me të drejtë ripërtëritjeje

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)