TIRANË- Policia rrugore e Tiranës ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Në këtë kuadër, gjatë një jave, u arrestuan e më pas u proceduan në gjendje të lirë 29 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.
Gjatë javës që lamë pas, u goditën 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer. Me këto 10 raste shkon në 100 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.
Janë ndëshkuar me masë administrative 993 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 371 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë pezulluar dhe 105 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe janë vendosur 209 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.1%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 2209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në Shkozë, iu përmbyt banesa! 3 persona u bllokuan në makinë nga bora në Qafën e Murrizit
13 Janar, 14:26
-
Zgjedhjet/ Majkos i besohet fushata në Kavajë, bastioni blu i Berishës! Ministri Hoxha në njësinë numër 1 në Tiranë
13 Janar, 11:30
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ Motori dhe arma e autorit gjenden të djegura te ‘Kodrat e Sharrës’! Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, dyshohet konflikt pronësie
13 Janar, 08:36
-
Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinë 56-vjeçari, po hynte në banesë! Autori ishte maskuar me kapuç, iku me motor drejt Selitës (EMRI+VIDEO)
12 Janar, 20:58
-
Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë
12 Janar, 16:36
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Bie numri i lindjeve në Fier e Elbasan
12 Janar, 16:16