Policia serbe vendos pikë kontrolli brenda territorit të Kosovës

Policia serbe vendos pikë kontrolli brenda territorit të Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur një kontejner në brendi të territorit të Kosovës në pikëkalimin kufitar ne Jarinje të Leposaviçit.
Kontejneri është vendosur para pak ditësh në brendi të territorit të Kosovës në pikëkalimin kufitar ne Jarinje të Leposaviqit. 

Sipas burimeve të Koha Ditore, vendosja e këtij objekti është lejuar edhe nga EULEX-i. Kjo mund të supozohet pasi që automjetet e EULEX-it janë duke qëndruar fare pranë kontejnerit. Ky objekt i policisë së Serbisë është vendosur në kërkesën e komandanti të policisë në veri të Mitrovicës, Gjorgje Dragoviç si dhe majorit të kësaj policie. Nino Mijanoviç.

Zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia e Kosovë nuk ka informacion për vendosjen e këtij pikëkontrolli. Por, EULEX  ka hedhur poshtë spekullimet se ka lejuar vendosjen e një kontenieri të policisë serbe në pikën e kalimit të Jarinjës. EULEX-i me ana të një komunikate thotë se nuk ka dijeni për ndonjë kontenier të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinje (Porta 1), dhe EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rregullores së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza