Policia e Shtetit ka paralajmeruar se duke nisur nga muaji gusht do të shtohen masat për mbarvajtjen se sezonit turistik, nisur nga fluksi i lartë i turistëve, vizitorëve dhe bashkëkombësve që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka urdhëruar që të caktohen punonjës policie, kryesisht të Policisë Kriminale a të Rendit, për të patrulluar në vijën bregdetare, aty ku ka grumbullime masive të pushuesve dhe të filmojnë çdo rast të tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski”-të apo skafet, qoftë brenda perimetrit të sigurisë, ashtu edhe në afërsi të perimetrit të sigurisë.
Në urdhërin e Nanos thuhet se punonjësit e Policisë që janë me shërbim në plazhet e vendit të insktruktohen dhe të angazhohen në punë, si turni i parë ashtu edhe i dyti, për të patrulluar pandërprerë në vijën bregdetare dhe të evidentojnë çdo mjet lundrues që cenon sigurinë e jetës së pushuesve.
‘Qoftë punonjësit civilë, ashtu edhe punonjësit me biçikleta apo me patrullat e rendit, për çdo rast të konstatuar, filmimet t’ua dërgojnë menjëherë Policisë Kufitare, e cila të reagojë në kohë reale duke bllokuar mjetin dhe duke e ndëshkuar me masë administrative.’-thotë Nano.
Po ashtu në urdhër thuhe se Policia Kufitare duhet të rrisë patrullimet dhe të koordinojnë veprimet me Policinë vendore, për të parandaluar dhe për të reaguar në kohë ndaj këtyre shkeljeve që krijojnë imazh negativ për vendin, cënojnë efektivitetin e punës së Policisë dhe krijojnë frikë dhe panik tek pushuesit.
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.9%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Homazhet për Kryepeshkopin Anastas në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, ja si do devijohet qarkullimi nga sot deri të enjten
28 Janar, 08:55
-
'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit
27 Janar, 13:37
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
E merr Rama situaten ne dore. I hip pershit flutures dhe patrullon vete me Lucen dhe Doshin....
PërgjigjuAdministrata shqiptare kujton se detyrat funksionale kryhen me dhënie deklaratash dhe në Facebook!
PërgjigjuTani u kujtua ky? Pse nuk prite edhe 2-3 jave sa te mbaroj sezoni apo te behen edhe ca aksidente te tjera? Kete muhabet keni cdo behar, dilni si gjela beni deklarata ne media dhe asgje nuk ndodh. Ku eshte ministri qe tha do keni pune me mua per muziken e larte? Po per lypsat qe zene shetitoret? Per mushkonjat ? Per tregtaret ambulante qe shesin ne cdo cep te rruges? Per kafshet qe bredhin me arme ne xhep dhe zihen per parkingjet?
PërgjigjuHahah fiks, shtet prej letre!
Deti Ka polici kufitare dhe marinen e ushtrise.nese je ligjzbatues Mo's ja fut RIKES me shpulla sepse policia kriminale.se Ka tagrin te merret me cfar ndodh ne det.
PërgjigjuNa u shtua 3dhe nje deryre se pak kishim. Rroga prap 600 nga te cilat 300 ikin karburant per shkak te punes
PërgjigjuO Nano mos na bej dhe Baywatchin tani po shiko ça behet ne toke lere detin.ai qe eshte i zoti realizon vepra dhe jo te dal e te bej show.
Përgjigjumosss moreee cfare na the
PërgjigjuZoti drejtor ndalo krimin ne tok dhe ndalohen vete ato te tjerat se po vriten njeres jo zoq si skeni turp e dilni per mjete dhe kur vriten njeres fshiheni
PërgjigjuIk o i mbaruar
PërgjigjuKetu te gjith kakarisin e bejne si gangestera por kur perballeni u del veza ne b*th kerkojne ndihme tek shteti e kur u vjedhin nje paket cigare, njerez injorant