Policia sqaron akuzat e policit Nuhu: Ditën kur thotë se u kërcënua, s'ka qenë në Komisariat

Policia sqaron akuzat e policit Nuhu: Ditën kur thotë se u kërcënua, s'ka qenë në Komisariat

Policia e Shtetit

TIRANE - Pas denoncimit të nënkomisarit të Policisë së Krujës, Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë nga vëllai i deputetit të PS, Rrahman Rrahja në prani të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, për të mbyllur dosjen e djalit, i akuzuar për përdhunimin e Xhisiela Malokut, vjen reagimi nga Policia e Shtetit. 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia ka sqaruar akuzat mediatike të ish-policit, ndërsa tregon detaje rreth detyrave të oficerit. Sipas policisë, ditën kur Emiljano Nuhu thotë në intervistë se është kërcënuar me armë zjarri, 21 korrik 2018, nuk ka qenë fare në zyrë në Komisariatin e Krujës, duke hedhur dyshime të forta mbi deklarimet e ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit.

Ndryshe nga sa thotë oficeri Emiljano Nuhu në intervistën mediatike, se në datën 21 korrik 2018 është kërcënuar në zyrën e tij, në këtë datë oficer i gatshëm në Komisariatin e Krujës dhe që ka kryer veprimet ka qenë një punonjës tjetër policie, me iniciale G.Ç. Në datë 21 korrik, oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në Komisariatin e Krujës.

Deklarata e Policisë së Shtetit

Një tjetër fragment i cili ngre dyshime mbi dëshminë e ish-policit janë edhe komunikimet me mesazhe përmes aplikacionit Whatsapp mes Nuhut dhe Rexhep Rrahjas, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Sipas policisë, komunikimet mes të dyve janë miqësore dhe pa kërcënime.

Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur. Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Whatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore. 

Deklarata e Policisë së Shtetit

Një tjetër detaj i rëndë është pretendimi i policisë se ish-polici Nuhu nuk ka dorëzuar as uniformën dhe armën e shërbimit që kishte në ngarkim. Sipas Policisë, oficeri Emiljano Nuhu ka braktisur detyrën dhe ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Si në rastin e Albert Veliut, të njohur si Babalja, edhe Nuhu mësohet se ka udhëtuar drejt Kosovës. Më pas, vijon policia, ai ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, Itali.

Në këtë detyrë ka qëndruar deri në datë 13.09.2018 dhe më pas nuk është paraqitur, por ka braktisur detyrën duke mos dorëzuar sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative. Nga verifikimet policore dhe në bashkëpunim me agjencitë homologe, ky shtetas ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës, pa u regjistruar në sistem dhe duke braktisur detyrën. Në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, Itali.

Policia e Shtetit

Emiljano Nuhu akuzoi sot u kërcënua me jetë për të lënë të lirë Rexhep Rrajan, djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, i akuzuar për përdhunimin e një vajze të re, e cila sipas ish-oficerit kishte ngritur akuzë në polici ndaj tij. Në videon e transmetuar sot nga gazetari pranë PD, Basir Çollaku, Nuhu denoncon edhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Sipas tij, Balla ka qenë prezent në zyrën e tij, kur është kërcënuar me jetë nga xhaxhai i djalit të akuzuar për përdhunim, njëkohësisht djali i deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja. Por në një reagim për mediat, Balla tha se akuzat janë shpifje dhe pjesë e skenarit "Babale 2". Deputeti socialist theksoi se ditën kur pretendohet ngjarja nga ish-efektivi i policisë, ai ka qenë në një aktivitet politik të PS. 

Deklarata e plotë e policisë për akuzat e Nuhut: 
Policia e Shtetit sqaron akuzat mediatike të oficerit Emiljano Nuhu. Lidhur me deklarimet në media të një oficeri, Policia e Shtetit sqaron se Emiljano Nuhu është rekrutuar në Policinë e Shtetit në vitin 2009. Ai ka qenë së pari, efektiv i rolit bazë në Policinë e Tiranës. 

Në maj 2017, pasi fitoi gradën “Nënkomisar” u emërua në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Në këtë detyrë ka qëndruar vetëm 4 muaj, deri në shtator 2017, pasi iu drejtua me kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për transferim, me pretendimin se “ndihej i rrezikuar për shkak të detyrës”.

Në shtator 2017 është transferuar në Komisariatin e Krujës, ku ka qëndruar deri në Gusht 2018. Nga muaji Janar deri në Korrik 2018, ai ishte i shkëputur nga marrëdhëniet e punës, pasi ishte në Akademinë e Sigurisë, në vitin e dytë. Me kërkesë të tij, në datë 15.08.2018, me pretendimin se “ndihej i kërcënuar për shkak të detyrës” është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat. 

Në këtë detyrë ka qëndruar deri në datë 13.09.2018 dhe më pas nuk është paraqitur, por ka braktisur detyrën duke mos dorëzuar sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative. Nga verifikimet policore dhe në bashkëpunim me agjencitë homologe, ky shtetas ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës, pa u regjistruar në sistem dhe duke braktisur detyrën. 

Në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, Itali. Ndryshe nga sa thotë oficeri Emiljano Nuhu në intervistën mediatike, se në datën 21 korrik 2018 është kërcënuar në zyrën e tij, në këtë datë oficer i gatshëm në Komisariatin e Krujës dhe që ka kryer veprimet ka qenë një punonjës tjetër policie, me iniciale G.Ç. Në datë 21 korrik, oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në Komisariatin e Krujës. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se asnjë nga shtetasit e pretenduar në deklarimet mediatike të oficerit Nuhu, se e kanë kërcënuar, nuk kanë hyrë në ambientet e Komisariatit të Krujës siç pretendohet prej tij.

Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur. Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Whatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore.

Gjithashtu në kallëzimin e tij, ku pretendon se është kërcënuar, Emiljano Nuhu i referohet vetëm 2 shtetasve të lartpërmendur, të cilët sipas tij, i janë prezantuar si të afërm të autorit të dyshuar që ka kryer përndjekjen, por nuk përmend asnjë prej emrave që deklaron sot në intervistën në media. Emra, të cilët në asnjë rast nuk i ka përmendur në komunikimet me eprorët e tij.
  
Pavarësisht të gjitha deklarimeve, bëjmë me dije se Komisariati i Policisë Krujë pas marrjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xh.M. materialet i ka referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka regjistruar procedimin penal nr. 372/2018 dhe po drejton hetimet. Ndërkohë, SHÇBA po kryen verifikim dhe hetim të thelluar për gjithë pretendimet e ngritura nga oficeri Emiljano Nuhu në letrën e bërë publike si dhe në intervistën e dhënë prej tij. Në përfundim të këtyre hetimeve do të ketë një njoftim publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stutgarti: 26/09/2018 23:37

    Kush njeh ambjentin e dush krujes che nivelin e ketyre pseudo deputeteve eshte i prirur te besoje. Shqiperia ka marre fund per fatin tone te keq.

    Përgjigju
  • Kansas City: 26/09/2018 21:13

    E kane gjetur keta!! Budallai hedh nje gure ne uje dhe 100 te mencur nuk e gjejne dot!! Budallai nderkohe ka dorezuar letrat per azil politik ne Zvicer, si Zagani!!

    Përgjigju
    • Tironsi: 27/09/2018 08:42

      Te vonshin postoleten ne kok dhe te dish se cdo te thote i kercenuar me jete..... pse ca e dini ju fisin rraja ndonje familje aristokrate?? Ti ca do beje? Se permen e zaganin por atij i dolen 100% tverteta.

  • Demokrati: 26/09/2018 20:38

    Merni masat e duhura nga ana e shtetit dhe te denohen ata qe bejne dekiarime te reme qofte pushtetar spo kushdo qofte .keto jane skenare qe i ndreton pd per te demtuar forcen e pushtetit ndaj krimineleve te organizuar nga radhet e forcave regresive me pd ne krye .duke pare fundin qe i ka ardhur kesaj partie si force e shkermoqur prej saliut dhe lulit te vocerben lloj lloj mekanikacione per te ardhur ne pushtet forcat regresive .Hapni syte o shqiptare .Duhet futur ne burg keto forca te errreta me saliun ne krye dhe lulushin vocerrak.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 26/09/2018 20:30

    o Zot qfar depotetesh kemi ne more te gjith hajna dhe bandita te mallkuar...keta e kan vendin ne burg e jo ne PARLAMENT...kan fillu meu ngjall horat e komunitave prap...

    Përgjigju
  • Fredi: 26/09/2018 19:59

    Mis e trashni me shume zullumin o Policia e Shtetit, dilini ne krah kolegut tuaj sepse neser do ju vij rradha juaj. Harruat se cfare i ndodhi k/komisar Cukut?

    Përgjigju
    • Babalja: 26/09/2018 20:20

      Po me pas fytyren dhe menjen tate, normal qe i kishin dale ne krah nje mashtruesit tip babale.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur