TIRANE- Forcat e Policisë tani do të trajnohen dhe stërviten në bazën ushtarake të Bunavisë në Vlorë. Vendimi është marrë gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kur është miratuar dhënia në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Brendshme të ambienteve të repartit ushtarak nr. 5010, në Bunavi, Vlorë.
Ky vendim është dhënë me qëllim që në këtë zonë të zhvillohen kurseve bazë të Policisë së Shtetit, për vitin 2014. Vendimi i marrë nga qeveria bën fjalë për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, për një periudhë 6-mujore, nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Punëve të Brendshme, “të katit të parë e të dytë të objektit numër 3 dhe të tre poligonëve që ndodhen në repartin ushtarak nr.5010, në Bunavi, Vlorë, për zhvillimin e kurseve bazë të policisë, për vitin 2014”.
Kërkesa nga ministria është bërë me qëllim që në këtë zonë të bëhen stërvitje intensive për efektivët e policisë, të cilët do të trajnohen atje. Gjithashtu në këtë zonë mësohet se, do të stërviten edhe kursantët e Shkollës së Policisë, ku do të zhvillojnë trajnime të ndryshme. Në këtë zonë do të bëhen edhe qitje në distanca të ndryshme nga ana e efektivëve të policisë. Ndërkaq, me përfundimin e kurseve bazë të policisë përpara afatit të përcaktuar në këtë vendim, reparti ushtarak nr.5010, në Bunavi, Vlorë, t’i kthehet Ministrisë së Mbrojtjes.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com