Zbardhet dinamika e krimit në familje në Korçë, djali nuk pranon ta ketë vrarë ai nënën

Policia e Korçës ka zbardhur krimin në familje ndodhur dje në lagjen numër 13 të qytetit. Djali 64-vjeçar Nesim Demollari - sipas policisë, e ka qëlluar nënën e tij 85-vjeçare Nazime Demollarin, me sende të forta në kokë dhe në trup, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Djali ka qenë i dehur në momentin e krimit, kur ka qëlluar për vdekje nënën në banesën ku jetonin bashkë, pasi e moshuara ishte e ve. Djali ishte i alkolizuar dhe vazhdimisht e dhunonte të moshuarën.

I arrestuar nga policia si autor i krimit, djali nuk e ka pranuar para hetuesve që ka vrarë të ëmën. Telefonatën në polici dyshohet ta ketë bërë kunata e së ndjerës, e cila më herët kishte qenë për vizitë tek e moshuara kur në banesë kishte mbërritur edhe i biri. Në telefonatën drejtuar policisë, gruaja ka kërkuar ndërhyrjen e forcave blu, pasi është shprehur se i ka lënë duke u zunë. Me mbërritjen e uniformave blu, e moshuara u konstatua e pajetë.

Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari tha dje për mediat se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet. Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.

Në një rrëfim për Report Tv, ajo tregoi: Erdha ta shikojë si është, ishte sëmurë, dhe i thash do hash? Jo nuk do ha tha - jam e sëmurë. Më tej erdhi djali na gjeti aty, dhe më tha: Hë kjo të ka thirru? Jo i thash, kam ardhur ta shoh. Dhe filloi të bërtiste, pastaj ika. Ishte i dehur tapë, ai duhet varur".

Edhe fqinjët dhanë dëshmi tronditëse. Thanë se Nesim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij. "Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur", tregonin banorë të zonës.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bariu: 05/03/2019 16:37

    kafshe me fytyre njeriu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin