Policia zyrë të re për “gjurmimin” e pasurive të krimit! Zbulimet ia çon SPAK-ut për 'anti-mafien'

Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila pritet të ngrihet brenda Policisë së Shtetit, do të gjurmojë dhe zbulojë paratë e krimit të organizuar, korrupsionit dhe ku pastrohen këto para. Të dhënat, do t’i kalojnë në varësi të veprës penale, SPAK ose prokurorive të juridiksionit të zakonshëm, të cilat marrin vendim sekuestrimi ose konfiskimi referuar ligjit “Antimafia”.

Zyra e Rikuperimit të Aseteve synon të përmirësojë rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe do të ndjekë këmbë pas këmbe pasuri të dyshimta të vëna nga njerëz të botës së krimit apo të korrupsionit. Kjo zyrë, e cila do të ketë drejtues të veçantë që raporton pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, do të jetë koordinuese me zyrat e tjera të ngjashme jashtë vendit. Komunikimi mes zyrave partnere pritet të jetë në kanale që shihet e përshtatshme, përmes emaili-it, spontanisht, por dhe përmes letër-porosive zyrtare.

Sipas projektligjit, të gjitha institucionet që dërgojnë letër-porosi jashtë vendit dhe tematikë e tyre është zbatimi i masave të ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit të pasurive, duhet të vënë në dijeni këtë zyrë, njëjtë siç duhet njoftuar kur ka kërkesa nga vende të jashtme në drejtim të vendit tonë. Kthim-përgjigjet për jashtë janë të ndaluara në rastet kur cenohet siguria jonë kombëtare dhe prishet sekreti hetimor.

Zyra e Rikuperimit të Aseteve do të ketë një komitet këshillimor, i cili kryesohet nga përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, pjesë e së cilit është vetë kreu i ZRA, një përfaqësues nga Policia e Shtetit, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, SPAK, BKH, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila përfshinë Tatimet, Doganat, Njësinë e Inteligjencës Financiare dhe Banka e Shqipërisë.

ZRA mund të shfrytëzojë me efektivitet data bazën e të dhënave të konsiderueshme të Policisë së Shtetit mbi subjektet e veprimtarisë kriminale dhe pasuritë e tyre, dhe gëzon pavarësi operacionale. Shfrytëzimi i këtyre të dhënave të data bazave, shkëmbimi spontan i informacionit, bashkëpunimi me rrjetin CARIN dhe rrjetet e tjera të rikuperimit të aseteve, komunikimi i drejtpërdrejtë elektronik, me urgjencë dhe efikasitet, pavarësia operacionale janë disa risi që ligji i jep strukturës së ZRA.

Aktualisht, konsultimi publik për projektligjin është mbyllur dhe në vijim pritet diskutimi i tij nëpër komisionet parlamentare dhe më pas miratimi në Kuvend.

PDF/ Pr/ligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 22/06/2024 20:48

    eshte shume e thjeshte puna e kesaj zyre. te marrin me radhe hotelet e investitoreve strategjike ne Shqiperi, miq te qeverise, dhe te pyesin si i kane bere leket.

    Përgjigju
  • Erla: 22/06/2024 20:34

    Spaku duhej qysh ne vitet 90 ne Shqiperi,do ishim shume ndryshe sot

    Përgjigju
  • Gameshi: 22/06/2024 19:49

    E provuat me forcen e ligjit dhe me ca budalliqe tjera dhe deshtuat. Shpikni gjera non sens.

    Përgjigju
  • Mali: 22/06/2024 19:02

    Po gjyqetaret e perjashtuar perse nuk ja sekuestroni pasurit...? Apo ata nuk quhen kriminela.. i bini popullit te thjeshte sa mundeni,, ata me kollare nuke keni guxim.

    Përgjigju
    • Agron: 23/06/2024 02:10

      Jane gjynah nuk kane leke,psh vetem ish kryetari i gjykates fier roland jaupaj qe e hoqi vetingu,bleu nje shtepi te firma Mgb ne tirane me vleren 800,000€ me kursime nga paga.

  • Ikor: 22/06/2024 17:28

    Vetëm zyrë të re? Po makina të reja! Po dieta dhe ditë pushimi gjys viti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Europiani kuqezi/ Gazetari Ernest Koçi: Trajneri Sylvinho drejt largimit, e ka mbyllur me Shqipërinë! Broja neglizhoi stërvitjen para Spanjës

Europiani kuqezi/ Gazetari Ernest Koçi: Trajneri Sylvinho drejt largimit, e ka mbyllur me Shqipërinë! Broja neglizhoi stërvitjen para Spanjës