TIRANE- Licencimi i policive private të njohura si SHPSF, ka ndryshuar ndërsa qeveria ka miruatuar edhe kriteret e reja për këtë qëllim. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë ka miruatuar projekt-ligjin “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”. Sipas vendimit, objekti i këtyre shërbimeve është sigurimi fizik i objekteve shtetërore dhe private, i personave, si dhe i veprimtarive social-kulturore sportive, fetare e politike si dhe sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare, materiale dhe i sendeve të çmuara gjatë transportit. Licenca është e vlefshme për 4 vjet me të drejtë rinovimi.
 
KRITERET PËR LICENCAT
Licencimi i subjekteve të SHPSF-ve bëhet sipas kritereve dhe procedurave të përcaktura në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë. Por kush janë kriteret për të marrë një licencë. Kështu, një subjekt polici private duhet për pajisjen me licencë të nënkategorisë I. 3. A, dhe I. 3. B, subjekti duhet të plotësojë kriteret: Subjekti të jetë i regjistruar në QKR si sh.a. ose sh.p.k. dhe të ketë përcaktuar më parë drejtuesin teknik për këtë veprimtari. Titullari i subjektit të jetë i pajisur me certifikatën e nënkategorisë I.3.A ose B. Drejtuesi teknik të jetë i pajisur me certifikatën e nënkategorisë I.3.A dhe të jetë me kohë të plotë pune. Të ketë lidhur kontratë pune ndërmjet titullarit dhe drejtuesit teknik.
 
REFUZIMI I LICENCËS
Por, veç marrjes së licencës, institucioni përgjegjës ka të drejtë edhe për refuzimin për dhënien e certifikatës dhe të licencës. Vendimi i refuzimit të kërkesës për pajisjen me certifikatë të titullarit të subjektit dhe drejtuesit teknik bëhet me vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit publikon në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve vendimin e refuzimit të kërkesës për licencim. Vendimi i refuzimit të kërkesës për pajisjen me certifikatë për punonjës shërbimi bëhet me vendim të arsyetuar të drejtorit të policisë së qarkut, thuhet në projekt-ligjin e miratuar nga qeveria.
 
LLOJET E LICENCAVE
Por edhe licencat që jepen janë të ndara në dy nënkategori. Nënkategoria e parë është I. 3. A, me objekt “Sigurimi fizik i objekteve shtetërore e private, i personave, si dhe veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare e politike”, i cili ushtrohet në të gjithë territorin e vendit. Nënkategoria e dytë është I. 3. B, me objekt “Sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare e sendeve të çmuara gjatë transportit”, i cili ushtrohet në të gjithë territorin e vendit.
 
CERTEFIKATAT
Certifikatat për titullarin e SHPSF-së, për drejtuesin teknik dhe për punonjësin e shërbimit ndahen në lloje sipas nënkategorive të licencës. Ndërkaq, çdo i interesuar për punonjës shërbimi të SHPSF-së ka të drejtë të pajiset me certifikatë sipas nënkategorive të licencave. 

kriteret e licencimit polici private

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)