Polifonia shqiptare magjeps publikun
në Bienalen e arkitekturës në Venecia

Polifonia shqiptare magjeps publikun<br />në Bienalen e arkitekturës në Venecia
Bienale e Arkitekturës që mbahet çdo dy vjet në Venecia, këtë vit mban firmën e Alejandro Aravena, një arkitekt i famshëm kilian i lidhur ngushtë me Venecian që nga viti 1993, kur studionte histori  dhe teori në IUAV gdhendje pranë Akademisë së Arteve të Bukura. Ekspozita e këtij viti  mban titullin “Raportim nga fronti”, dhe mishërohet nga një fotografi që ka goditur fort që me shfajen e posterave të parë të këtij aktiviteti.   Fotografia tregon një zonjë që ngjitet në një shkallë.

Sa më lart ngjitet, aq më i gjerë është horizonti që shtrihet para saj, duke e zgjeruar kësisoj edhe “fushëpamjen”. Kësaj teme, Shqipëria i është përgjigjur me pavijonin e saj ku është ekspozuar vepra e kuratorëve Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin, Åbäke “I Have Left You the Mountain”(Te kam lënë malin). Pavijoni shqiptar tërhoqi vëmendjen e publikut menjëherë pas prezantimit për median mbrëmjen e 26 majit

Të kam lënë malin…
Vepra e grupit të kuratorëve që prezanton Shqipërinë, shpalos  një gjendje që ka përcaktuar thurjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit. Kuratorët kishin porositur tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare: poeti Etel Adnan, poeti Mourid Barghouti, shkrimtari Michel Butor, artistja Claire Fontaine, arkitektja Yona Friedman, artisti Anri Sala, antropologu Michael Taussig, ekonomisti Yanis Varoufakis, shkrimtarja Ornela Vorpsi dhe urbanisti Finn Williams.

Këto tekste, të interpretuara nga këngëtarët më të mirë të iso-polifonisë shqiptare, janë rregjistruar pllaka gramafoni 30cm, të cilat  luajnë gjatë gjithë kohës,  si një instalim tetë-kanalësh. Zërat e Shqipërisë që mbushin pavijonin shqiptar në Bienalen e arkitekturës në Venecia  janë zërat e këngëtarëve  të grupit nga Fieri udhëhequr nga Shaban Zeneli, me: Petrit Canaj, Llazar Dumi, Kastriot Halihoxha, Nesim Meno, Muharrem Mezani, Guri Rrokaj, Fatmir Tahiraj; tgrupit ‘Bilbili’ nga Vlora, organizuar nga Sejmen Gjokoli, me: Adriatik Genko, Viktor Gjoka, Sinan Gjoleka, Vendim Kapaj, Piro Latifaj, Dejrim Muhafaraj, Trifon Mulaj; të grupit nga Tirana me: Dhurim Ballo, Sotir Ballo, Nazo Celaj, Trifon Golemi, Mehmet Vishe, Hyso Xhaferraj; dhe të grupit të grave nga Himara, me: Luljeta Çipa, Valentina Gerdhuqi, Violeta Gerdhuqi, Zaharulla Koka, Polite Merkuri, Eglanda Prifti, dhe Vojsava Zenelaj, organizuar nga Kristo Çipa.

Dy kuratorët e pavionit të Shqipërisë, shprehen se puna nisi pas vizitës së bërë në Tiranë dhe se projekti shqiptar është bërë për të dhënë një kontribut për temën më të gjerë të migrimit, i cili është një problem i madh në të gjithë Europën.

“Kur po planifikonim ‘pavionin’, po shikonim Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë dhe po bisedonim se sa i prekur është ky vend nga emigracioni dhe zhvendosjet. Ne donim t’i jepnim zë ekperiencave të tyre. Ne menduam se është diçka mjaft e bukur që Shqipëria ka një kengë të vjetër emigrimi e cila është antike dhe unike njëkohësisht.

Ne donim që të festonim në një farë mënyrë këtë eksperiencë të thellë emocionale përmes kësaj kënge të bukur. Kjo nuk ka vetëm një mesazh, pasi janë shumë zëra që bashkohen në një. Kemi 10 poetë, shkrimtarë, mendimtarë të cilët shkruajtën tekstin dhe më shumë se 40 këngëtarë të cilët erdhën për të performuar. Pra kënga nuk ka vetëm një mesazh, por një kompleksitet emocionesh dhe eksperiencash që vijnë nga njerëz që e kanë përjetuar emigracionin dhe zhvendosjen” thonë ata.
 
Pavioni shqiptar në Venecia është konceptuar si një hapësirë dëgjimi kolektiv. Pasi ke kaluar nga pavijoni në pavijon përgjatë seksionit  të Biennales në “Arsenale” pavijoni shqiptar shquhet nga larg, ndërsa ndjen tingujt e polifonisë që fton vizitorët kureshtarë. Njëri pas tjetrit, ndërsa ndjekin këngët misterioze, vizitorët gjenden para një hapësire të ndarë prej shiritash të tejdukshëm plastikë dhe brenda kësaj hapësirë një pllakë gramafoni lëshon tingujt e muzikës, ndërsa vizitorët zhyten në meditim duke i perceptuar seicili në mënyrën e tij mesazhet e kësaj vepre të veçantë.

Te pyetur pas minutave të gjata të meditimit, ata shpreheshin të mrekulluar nga forca e këtyre tingujve që përhapej në gjithë ambientin përreth, duke i pëfshirë në një dimension të panjohur e unik. John Batersby, një prej turistëve të parë, vizitorë të Pavijonit shqiptar nw  Bienalen e Arkitekturës në Venecia, i pyetur mbrëmë, pas kishte lënë pas pavijonin shqiptar, tha:  “Jam i magjepsur nga kjo atmosferë këtu. Është një muzikë e veçantë që përçohet përmes zërave të këtyre burrave dhe grave që edhe pse nuk i sheh, edhe pse nuk i ke përballë i ndjen kaq të pranishëm. Është fantastike kjo ndjesi, thotë ai, ndërsa thekson se “tema  dhe tekstet e këtyre këngëve janë rrënqethëse. Emigrimi është kthyer sot në një plagë e madhe për botën”, përfundon Batersby.

Pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia u promovua mbrëmjen e 26 majit nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila pasi ka falenderuar grupin e kuratorëve ka bërë një prezantim të ideve që përçon Shqipëria këtë vit përmes pavijonit të saj në Bienalen e arkitekturës në Venecia.
 
Impakti i pavijonit shqiptar në shtypin ndërkombëtar
Prezantimi I Shqipërisë me një pavijon të sajin në Bienalen e Arkitekturës në Venecia me gjetjen ngacmuese të kuratorëve të veprës “I Have Left You the Mountain”(Te kam lënë malin) ka tërhequr vëmendjen e mediave  ndërkombëtare. E fundit ndër ta revista Vogue në një shkrim të Amanda Pradës shkruan: “Mund të kishte humbur - por nuk ka humbur - një arkitekturë e migracionit, si ajo, të cilën nderon Shqipëria me "I have left you the mountain": tekste të shoqëruara me muzikë dhe të interpretuara nga këngëtarë të rrallë, që janë njohur nga UNESCO si bartës të një "trashëgimie kulturore jomateriale". Kur arkitektura bëhet fjalë dhe këngë. Një Bienale që të bind dhe që na kërkon të mbajmë qendrim”, shkruan Amanda Prada.
 
Edi Rama: Krenar pë suksesin e pavionit të Shqipërisë në Bienale
Për këtë aktivitet dhe përfaqësim të Shqipërisë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama në një postim në rrjetin social ‘Facebook” ku ka thënë se, ndjehet shumë krenar që pavioni i Shqipërisë ka bërë bujë të madhe.

Ja statusi i Edi Ramës në Facebook.
Shumë krenar që (falë një ideje brilante të kuratorëve dhe organizimit profesional të Ministrisë së Kulturës) pavioni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia po bën bujë të madhe e po bën të flitet bukur për Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)