Politika dhe emigrantët!

Politika dhe emigrantët!

Politika i ka parë dhe i ka konsideruar emigrantët si qenie inferiore, si persona që janë gjithmonë tranzit, që sjellin para në Shqipëri, që kontribuojnë  me të ardhura në ekonominë shqiptare, si patriotë të flaktë për Atdheun, të cilit i shërbejnë pa kërkuar asgjë në këmbim.

Ndoshta politika shqiptare këtë optike për emigrantët e ka krijuar edhe për shkak të sjelljes së këtyre të fundit. Në fakt politika shqiptare nuk është shqetësuar kurrë për cilësi apo për vlera intelektuale, por gjithmonë është interesuar për militantin e çmendur, të pa lodhur për partinë që bën vota, angazhohet 24 orë pa u lodhur e pa pasur pretendime dhe për militanti-biznesmen që ka investuar para për të sponsorizuar partinë, fushatën e kur është dashur edhe për të blerë vota.

Kjo ka ndodhur, sepse monopoli i hierarkisë së lartë në nivel politik e vendimmarrje është monopol i një grupi të caktuar që ka 30 vjet që e mban me çdo kusht dhe për të plotësuar mozaikun e nevojshëm të përgjithshëm, nuk dëshiron vlera, sepse janë konkurrencë, por duan militantë të palodhur dhe militantë biznesmenë.

Për fat të keq kjo metodë e të bërit politik ka sjellë një realitet në të cilin  kemi:

1. Një klasë politike të konsumuar

2. Një klasë politike të urryer nga shumica e qytetarëve

3. Mungesë të një alternative serioze

4. Distancimin e politikës nga qytetari dhe realiteti social

5. Një politik që sjellë vetëm rotacion pushteti, por aspak rotacion elitash

6. Një sistem politik të mbyllur që u shërben oligarkive dhe me karakteristika të theksuara autoritare që stimulojnë dashuritë për modelet e mundshme të autoritarizmit

Politika shqiptare është në një krizë të thellë politike e besueshmërie dhe ka nevojë urgjente për t'u hapur e për të ofruar prurje të reja që përfaqësojnë edhe shtresa sociale që në këto 30 vite janë përjashtuar padrejtësisht nga çdo formë pjesëmarrje politike apo vendimmarrje. Pra, janë përdorur ose më mirë keqpërdorur vetëm si hambar votash pa përfaqësuar interesat e tyre e pa marrë asnjëherë seriozisht kërkesat e tyre.

Edhe pse emigrantët janë trajtuar nga politika si qenie inferiore, realiteti sot, besoj se ka ndryshuar, sepse në botën e diasporës kemi persona me cilësi të larta profesionale e intelektuale qe mund të ishin të dobishme për të përmisuar imazhin e konsumuar të lidershipit të partive shqiptare duke kontribuar seriozisht në cilësinë e politikëbërjes, por mbi të gjitha duke cilësuar seriozisht cilësinë e qeverisjes.

Këtë herë si shumë herë të tjera duket se politika përsëri padrejtësisht do ju refuzoj emigrantëve të drejtën e tyre  për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Megjithatë, klasa politike shqiptare ka një mundësi të artë për të dëshmuar se është e gatshme të ndryshoj qasjen e saj kundrejt emigrantëve apo Diasporës. Si mund të bëhet kjo? Do të ishte nevojë urgjente që për të rinovuar imazhin e tyre të dobët, partitë kryesore të vendosnin kuota përfaqësimi në listat e tyre me persona që vijnë nga bota e emigracionit. Kriteret nuk duhet të jenë forca e parëve që ata kanë, por forca profesionale, arsimi dhe po ashtu matëse duhet të jetë fakti nëse kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për të drejtat e shqiptare në Diasporë dhe për Shqipërinë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!