Në kushtet e krizës ekonomike është normale madje edhe detyrë e politikës të kërkojë zgjidhje për reforma dhe ndryshime, për minimizimin e dëmit dhe daljen nga kriza. Sado që politika prodhon debate, replika apo ushqime për konferenca shtypi, thelbi i suksesit nuk varen prej tyre, por prej treguesve ekonomikë. Partitë, qeveritë dhe politikanët që arrijnë suksese në ekonomi kanë qenë më të suksesshmit në histori. Kështu ka ndodhur dhe do ndodhë edhe në Shqipëri. Pa ekonomi të qëndrueshme nuk mund të ketë demokraci të qëndrueshme, ndaj sfida e ekonomisë mbetet parakushti për reformat e tjera që financohen, ushqehen dhe lidhen direkt apo indirekt prej saj.
Për shkak të kësaj rëndësie politika e atyre që ishin në pushtet deri dje dhe e atyre që erdhën në pushtet pas shtatorit bashkohen në përpjekjet e tyre për të gjetur burime financiare dhe për të krijuar kredenciale në nivelin e jetesës. Qeveria e djeshme privatizoi gjithçka me idenë se përmes hapjes pa limit do të kishte investime, vende pune, qarkullim mallrash dhe konkurrencë. Plani i saj dukej i mirë, por u minua në thelbin e vet: privatizimi nuk u bazua në konkurrencën e aseteve dhe tregut të lirë por ishte dhe mbeti monopol i një grupi të kufizuar biznesesh me lidhje politike, të paafta të realizonin premtimet dhe të përmbushnin pritshmëritë publike. Efekti domino solli bllokimin e procesit të investimeve dhe prodhimit, bllokimin e kapitalit privat, zhytjen e vetë shtetit në borxhe dhe paralizimin e të gjithë strukturës ekonomike në vend.
Qeveria e re synoi të kundërtën: zhbllokimin ekonomik përmes kredive/huave të reja, ngritjen e sistemit të konkurrencës së lirë, masat liberalizuese ndaj tregut dhe një rol mbikcyrës shtetëror mbi ekonominë. Efekti pozitiv që pritej në aspektin afatshkurtër ende mungon, kurse efekti afatgjatë do kohën e vet. Deri atëherë publiku mund të humbasë durimin, ndaj edhe palët politike po kërkojnë mjete emergjente daljeje. Rimarrja nga e majta e premtimit të djathtës për modelin “Shqipëria 1 euro” është tregues simbolik i lënies pas të dallimeve programore për të gjetur rrugë me çdo kusht drejt daljes.
Pikërisht në këto rrethana, kur kriza ekonomike është prezent, kur Shqipëria nuk është më një treg atraktiv, kur ekonomia mbijeton në kufijtë e ekzistencës, kur vendi konsumon pa prodhuar dhe kur viti zgjedhor la pas një faturë shumë herë më të lartë sesa mendohej, kur radha më e gjatë është punësimi në call center apo gara për polic, pra vetëm për një rrogë mujore, zgjidhja politike po kërkohet tek fasonët. Industria e fasonëve punëson rreth 100 mijë persona, e përqendruar në qytetet kryesore, duke mbetur punëdhënësi i dytë më i madh pa kosto pas vetë shtetit. Prej muajsh ka një rivalitet të dukshëm publik midis drejtuesve kryesore të PS-LSI për të marrë flamurin e masave ekonomike pro fasonëve, cdo fundjavë prodhohen lajme e premtime të reja, çdo fjalim ekonomik shihet tek ata shpresa e daljes nga kriza, si dhe në vetë programin qeverisës apo në debatin për buxhetin çështja „fasonë“ ishte prioritare.
Që industria e fasonëve ka të drejtë në kërkesat e saj kjo është e padiskutueshme. Ata prej vitesh i kanë dhënë familjeve shqiptare të ardhura, ndërkohë që janë ndeshur në një mur burokratik e korruptiv që nis tek trau i doganës, tek zyra e shefave të TVSH-së dhe mbaron tek gjobëvënësit e tatimeve, energjisë apo inspektoratit të punës. Kjo është njëra anë, ka qenë e njohur dhe të njëjtit aktor kur kanë qenë në qeverisje nuk janë kujtuar as për fasonët, as për problemet e tyre. Retorika pro fasonëve nuk ka prodhuar dhe nuk ka garanci se do të prodhojë rezultate konkrete. Janë përmirësuar disa masa administrative, veprimet në dogana apo zyrat e shtetit, por projektet e TVSH, mjediseve 1 euro apo masave lehtësuese ende janë retorikë, duke përdorur si alibi qëndrimin e njohur zyrtar të FMN kundër, si dhe treguesit ekonomikë ende kritikë.
Në ligjërimin politik ka një disbalancë të dukshme midis rendjes pas problematikës “fasone” dhe problematikës “tjetër”, si p.sh, me minierat dhe minatorët që vijojnë të humbin jetë në Bulqizë, me naftën dhe mijëra punëtorët që vijojnë të mos paguhen, me projektet energjetike që kanë mbetur përgjysmë ose disa kërcënojnë sigurinë e banorëve në zona të caktuara, me produktet e munguara të bujqësisë, industrinë e munguar të peshkimit, me industrinë e munguar përpunuese, me tregun e munguar artizanal, apo me degët e tjera që duhej të mbulonin kërkesat vendore të konsumit dhe të tentonin për tregje jashtë nesh.
Në fushatën 2009 dhe 2013 spotet elektorale u bënë tek minatorët dhe për minatorët, tek bujqësia dhe për bujqësinë, tek turizmi dhe për turizmin, tek prodhimi dhe për prodhimin, kurse pas zgjedhjeve prioriteti ka ndryshuar. Dhe kjo jo rastësisht, sidomos në politikë. Ajo që sot i bën „fasonët“ lajm kryesor në kronikat parlamentare e qeveritare është pikërisht rënia ekonomike dhe numri i madh i të punësuarve. Jo për shkak të kontributit social apo në familje, as për çështjet e diskutueshme të moshës, trajtimit dhe profesioneve të munguara të punonjësve, por mbi të gjitha për shkak të numrit të madh të votave. Janë mbi 100 mijë vota të përqendruara, kryesisht nën dirigjimin e pronarëve, një pjesë e të cilëve kanë hyrë rishtas në politikë dhe u janë ofruar dukshëm pushtetit.
Nevoja afatshkurtra për vota po lë në hije nevojën afatgjatë për reforma ekonomike. Siç këshillonte Mandela, demokracia nuk mund të rritet dhe jetësohet në varfëri dhe as krizë mbijetese. Ndaj çdo oferta për demokraci funksionale ka kusht jetik ofertën për ekonomi të zhvilluar dhe standard jetese. Ndryshe nga ky mësim historik, tek ne, palët politike nuk kanë paraqitur ende një platformë anti-krizë, që trajton sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare (bujqësinë, turizmin, etj) ndërkohë që janë në rivalitet publik për të përvetësuar mbështetjen e votave të përqendruara të fasonëve, një industri që punëson, por nuk zhvillon, që siguron mbijetesë por jo standarde të larta jetese, që ushqehet nga ofertat e huaja por që ende, me ndonjë përjashtim (Shkodër apo Tiranë) nuk arrin dot të prodhojë markë shqiptare në tregjet e huaja. Kur institucionet ndërkombëtare (FMN, BB) dhe ato shqiptare (BQ, MF, etj) përmendin prioritetet ekonomike, kjo industri nuk bën pjesë, nuk citohet, dhe vjen shumë pas sektorëve të tjerë të traditës, strategjikë apo me potenciale zhvillimi. Fakti që axhenda politike vjen dukshëm ndryshe nga axhenda institucionale e gjen shpjegimin pikërisht tek interesi politik, votat dhe mbështetja politike elektorale.
(Keq)përdorimi për qëllime politike është dhe mbetet vizion afatshkurtër, pa të ardhme dhe me dëm të dyanshëm. Çfarë duhet të ndodhë në këto raste? Zgjidhja është vetëm një: transparencë, vizion zhvillimi dhe vendimmarrje e drejtë. Nuk ka nevojë as për kamera televizive, as mbledhje pafund, as për show, as për mëshirë dhe as për sjellje të jashtëzakonshme. Qeveria do të duhet të krijojë një sistem gjithëpërfshirës bisedimesh dhe partneriteti aktiv në afate me industrinë e fasonëve pa lejuar që kjo të anashkalojë sektorët e tjerë po aq me rëndësi për ekonominë dhe vendin. Ekzistojnë mundësi e hapësira të shumta sidomos administrative që mund të lehtësojnë procesin, pa cenuar konkurrencën e drejtë për sektorët e tjerë të punësimit dhe prodhimit.
Njëherësh vendimmarrësit politikë do të duhet tu dëshmojnë qytetarëve dhe publikut prioritetet ekonomike strategjike të 2-3-4-5-6-10 viteve të ardhshme, dhe vetë buxhetet shtetërore, projektet, vendimet, kreditë, ndihmat dhe lehtësitë të orientohen drejt këtyre prioriteteve. Kështu vepron çdo shtet serioz, çdo politikan serioz, çdo politikë vizionare dhe e përgjegjshme. Nëse kjo ndodh, - palët politike mund të rrezikojnë të humbasin ca vota në zgjedhjet lokale e parlamentare, por në aspektin afatgjatë, ata mund ti bëjnë një shërbim vendit dhe do të mund të fitonte vizioni strategjik i zhvillimit, larg aventurave dhe deformimeve elektorale.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com