Politika kritikon Bordin e Transparencës së karburanteve/ Si caktohet çmimi, a po 'shpërfillet' bursa?

Prej 1 qershorit, në Shqipëri, nafta kushton 248 lekë për litër. Një ditë para këtij vendimi, më 31 maj, nafta bruto në bursë ishte 124 dollarë për fuçi, ndërsa më 1 qershor, shumë më mirë zbriti në 112 dollarë. Nuk dihet se cilës bursë i referohet Bordi i Transparencës kur shpall çmimet e tregtimit të karburantit në Shqipëri, por në radhët e politikës, akuzat për mungesë transparence kanë arritur deri në kërkesa për shkrirjen e këtij bordi që në përbërje ka edhe vetë kompanitë më të mëdha të karburantit.

“Nuk mund të ketë borde që kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë, qytetarët paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vet. Kërkoj ndërprerje urgjente të veprimtarisë së tyre”, tha Berisha.

Deputeti socialist Erion Braçe pyet nëse bordi i transparencës i referohet bursës apo bazohet tek rafineritë me rezerva naftë të kompanive, duke ngritur si shqetësim edhe abuzimet që bëjnë tregtarët e sektorit.

Këtyre kritikave Shoqata e Hidrokarbureve, i përgjigjet duke thënë se nafta është shtrenjtuar në të gjithë botën. Por për Braçen shoqata funksionon si kartel, madje thotë se është i pajustifikueshëm çmimi i bordit në raport me të dhënat e bursës përsa kohë ka edhe karburante të vogla që e shesin naftën më lirë se çmimi i caktuar prej tij.

Nga ana tjetër për opozitën caktimi i çmimeve nga bordi është thjesht ndarje pazaresh. Tabaku përsërit kërkesën e opozitës për të subvencionuar direkt qytetarët dhe për të ulur taksat, dhe jo të krijojë borde.

"Përpara me 10 mijë lekë e kaloje ditën. Sot në ditë i hedh 20 mijë lekë.

Çfarë shohim këtu, nuk besojmë që do të ketë transparencë. Në Kosovë është shumë më lirë", thanë qytetarët.

Ndërkohë importet e karburantit si pasojë e çmimeve të larta në tregjet e huaja kanë rënë me 3%. Nga 175 mijë ton që u importuan vjet nga janari deri në prill, këtë vit janë importuar 170 mijë ton. Kjo rënie e importit, reflekton edhe reduktimin e konsumit për shkak të çmimit të lartë që duhet të paguajnë qytetarët për të blerë, naftë, benzinë apo gaz.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taki: 04/06/2022 14:38

    Po KLSh cben?? Pse nuk u hyn bordit kontroll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave