Politika monetare, Rama: Banka e Shqipërisë, institucion i qendrueshëm, me punë të lavdërueshme

Politika monetare, Rama: Banka e Shqipërisë, institucion i qendrueshëm, me punë të lavdërueshme

Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Konferencën vjetore “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri” . Në këtë konferencë, ndodheshin edhe ministri Arben Ahmetaj dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në fjalën e tij, Rama ka lavdëruar dhe ka folur me superlativa për punën e Bankës së Shqipërisë, që siç tha Rama, është i vetmi institucion që nuk është akuzuar nga opozita.

Pjesë nga fjala e Ramës

50 vite më parë kur BE sapo kishte dalë nga pelenat dhe duhet të provonte rezultatet e shkëlqyera të gjysmë-shekullit që pasoi, banka e Suedisë organizoi një konferencë me të njëjtën pyetje që sot Shqipëria i  bën vetes: Bankat qendrore përballë sfidës së integrimit. Guvernatori suedez parashikonte se roli i bankës do të ndryshonte. Parë me sytë e 50 viteve më pas, kjo nuk është kurrë më e vërtetë sesa sot. Politika i ka kaluar kufijtë kombëtarë. Sot, në një vend si Shqipëria ku është e ngritur pyetja e integrimit evropian me tërësinë e kushteve që duhen përmbushur, Banka Qendrore është përballë nevojës për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje.

Është pyetje e thjeshtë, por komplekse. Përvojat e vendeve të tjera tregojnë përgjigjen e pyetjes dhe kanë kaluar në këtë proces që ne e kemi para. Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm që rrezaton qendrueshmëri kontante në të gjithë rezistencën e vetë. Ka bërë një punë të lavdërueshme. Është i vetmi institucion që nuk është anatemuar për llogari të njërës palë. Besoj se kjo mjafton si e vetme, për t’a quajtur BSH si një qendër të pakontestueshme graviteti. Është meritë e ekipit, e bordit e guvernatorëve, dhe është një trashëgimi e çmuar.

Edi Rama, kryeministër

Në këtë konferencë ka folur edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka thënë se ekonomia shqiptare po ecën me trend rritës. Ahmetaj shtoi se qeveria është duke ndërmarrë një sërë masash për të zbatuar reformat në vend.

Kishim vetëm një rrugë dhe tashmë ne, ju qytetarët e kanë parë dhe provuar mes dhimbjes, sprovave duke e lënë gropën prapa. Ekonomia shqiptare rritet mbi nivelet 4%. A mjafton? Ndoshta nuk mjafton as 7% por kur e krahason me 0,8 % të vitit 2013 sigurisht që është 4 herë më shumë. Vitin tjetër parashikohet 4.3% që mendohet të jetë më e larta në rajon. Shtimi i aktivitetit ekonomik është më në fund e shoqëruar me rritje punësimi. Çështja e punësimit është më e rëndësishmja për t’u diskutuar mes qeverive. Në vitin 2018 presim që investimet e huaj të jenë në shifra të kënaqshme dhe shifra rekord. Qeveria shqiptare mori një sërë masash jo të lehta. Në vitin 2013 po të njëjtët aktorë kanë diskutuar si do të kalohet kriza ndërsa sot flitet a po kalojmë në një politikë normale monetare. Aktualisht sistemi është likuid. Jemi të vendosur për kryerjen e reformave në vend.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi