Politikanët flokëbardhë të tranzicionit janë hileqarë

Politikanët flokëbardhë të tranzicionit janë hileqarë

Protestat e vitit famekeq 1997 pas fundosjes se firmave Piramidale

Eshtë për të qeshur e për të qarë të dëgjosh sot politikanët e fillimviteve të tranzicionit të ankohen për gjendjen e Kuvendit sot, për nivelin arsimor apo kulturor të vajzave dhe djemve që më në fund u rritën dhe synojnë elitën, politikën, administratën.

Të distancuar në lartësinë e viteve e të strehuar nën flokët e bardhë e nën rrudhat që kujdesen t'i shtrijnë me aq sa munden, bëjnë moral. Politikanët e fillimtranzicionit shqiptar, ata që deformuan në mënyrën më të tmerrshme të mundur arsimin, drejtësinë, ekonominë, sot bëjnë sikur nuk kanë asnjë përgjegjësi për të rinj e të reja që mezi flasin shqipen, për të rinj e të reja që u rritën me prindër që ëndërruan të bëheshin me Piramidat milionerë, për të rinj e të reja që iu futën trafiqeve dhe u inkurajuan të bëjnë kollaj, në mungesën e një shteti serioz, gjërat që në vende normale të botës së qytetëruar do të ngurronin e do të frikësoheshin edhe t'i mendonin. Do të kishin kundër shoqërinë, shtetin, por këtu jo.

Politikanët sot flokëbardhë të tranzicionit shqiptar nuk janë as të moshuar të mençur. Ata kërkojnë llogari sot për fëmijët e tyre, të shokëve të tyre, të fqinjëve të tyre, të militantëve të tyre që i lanë të rriten në më të shëmtuarin model: I forti fiton, militanti fiton, trafikanti, fiton. Nuk më kishte shkuar në mendje të vëzhgoja sot se politikanët flokëbardhë të tranzicionit shqiptar po shijojnë krijesat e tyre, por janë të pandershëm edhe në këtë. Ata nuk pranojnë se çfarë ndodh sot është rezultati i punës së keqe që ata bënë në vite. Politikanët flokëbardhë të tranzicionit shqiptar janë njerëz të pandershëm, hileqarë, gënjeshtarë, të cilët qëndrojnë mes nesh të padënuar për gjithë dëmet që i kanë bërë popullit, e sidomos të rinjve shqiptarë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 10/09/2019 16:47

    Respekte,me ne fund dikush thote te verteten... Dardha nen dardhe bie

    Përgjigju
  • Populli: 10/09/2019 13:54

    Bravo shum shkrim ipikasur e i sakte bravo gazetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)