Politikanët ia hipin çarterit e ikin në Turqi, po ju o fukarenj çdo bëni, që iu shkoni në takime?
Foto nga Takimi i Grida Dumës në Rrogozhinë
Covidi po përhapet si zjarri në kallamishte, çdo ditë po shtohen nga njëmijë e kusur të infektuar.
Një pjesë e mirë lëvizin pa maska, në kafene e bare njerëzia kokë më kokë si bagëtia në mriz.
Dhe, si të mos mjaftonte kjo moskokëçarje e injorancë masive, vjen darka e na fanepsen ekraneve politikanë që takojnë qytetarë, të gjithë pa maska e grushtbashkuar, d.m.th ngjitur njeri me tjetrin.
Ç’kuptim ka ta takosh tjetrin e të mos e ndjesh pranë, të komunikosh me të e gjysmën e fytyrës ta ketë të mbuluar me maskë?
Me të drejtë mediat thonë se kjo skotë politikanësh po jep shembull të keq se shkurajojnë masat anticovid dhe i dalin në krahë virusit për një grusht votash.
Mbase duhet shtuar edhe diçka tjetër. Vërtet në takime të tilla si politikanët edhe qytetarët janë njësoj të ekspozuar, por në rast infektimi pamja ndryshon kryekëput.
Politikani i hipën çarterit e shkon të kurohet në klinika të huaja, kurse qytetari dergjet ditë me radhë në pritje të tamponit dhe pastaj shkund xhepet e hyn në borxh, që të përballojë tregun e zi të sherbimeve mjeksore dhe të ilaçeve, që edhe kësaj pandemie, si në çdo emergjencë e luftë, u krijua tak fak.
Natyrisht për t’i ardhur në ndihmë fukarasë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të përflasësh Parashqevinë
16 Dhjetor 2024, 09:23
-
Çapajev Gjokutaj: Vdis të të çmoj
21 Shtator 2024, 12:07
-
Mund të fitosh shumë beteja, por jo atë me pleqërinë
13 Korrik 2024, 18:52
-
Për Bubulinën, apo për heroinën?
21 Maj 2024, 20:11
-
Çapajev Gjokutaj: Bubulina greke apo shqiptare? Po ngopim krenarinë me lugë të zbrazur
16 Maj 2024, 11:31
-
Çapajev Gjokutaj: Jemi më të lirë apo më të vetmuar?
26 Mars 2024, 19:07
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
Pse skandalet korruptive nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?
17 Qershor 2023, 11:57
-
Vrasjet masive, këmbanat që ranë në Beograd kërkojnë veshë edhe tek ne
8 Maj 2023, 22:58
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17