Ata që duan të djegin mandatet si deputetë nuk duhet të lejohen të djegin institucionet dhe të përgjakin Shqipërinë. Forca e ligjit duhet të veprojë mbi këta politikanë që deri më sot kanë qënë të Paprekshëm. Prandaj edhe SPAK e Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojnë punën sa më shpejt.
Qytetarët e ndershëm, Prokuroria dhe institucionet e tjera shtetërore, në bashkëpunim me miqtë e mëdhenj të Shqipërisë-Amerikën, Bashkimin Europian dhe vendet Perëndimore- duhet dhe mund tia ndalin vrullin destabilizues e dhunues kryeshkatërrimtarit të vendit dhe klanit të tij të inkriminuar e korruptuar.
U bëj apel të gjithë qytetarëve që dalin në protestat e opozitës të protestojnë paqësisht, të mos rrezikojnë shëndetin e jetën e qytetarëve dhe të forcave të policisë, gardës dhe forcave të tjera të ruajtjes së rendit publik. Mos dëmtoni e shkatërroni pronën publike e private edhe sepse ju jeni ata që do paguani riparimet e nevojshme. Respektoni institucionet, ligjet dhe rregullat e demokracisë. Injoroni thirrjet për dhunë, vrasje, tërheqje zvarrë, djegje e shkatërrim, që ju bëjnë disa politikanë të cilët duan t’ju përdorin ju si “mish për top” për të shpëtuar veten e tyre nga SPAK, Byroja Kombetare e Hetimit dhe nga gjykimi i tyre për krimet e korrupsionin në këto 29 vite.
Qytetarë të Shqipërisë: Ju lutem jeni vigjilent dhe shpëtojeni vendin tonë të dashur nga disa politikanë me duar të përgjakura e të pista nga krimi e korrupsioni i tyre të cilët duan përsëri destabilizimin e vendit dhe pengimin e futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këta politikanë që kanë bashkëpunuar edhe me organizata të huaja terroriste, edhe me fuqi të huaja anti-Perëndimore e anti-shqiptare, duan ta djegin e përgjakin Shqipërinë ashtu sikurse ata bënë në 1996-ën, 1997-ën, 1998-ën, 2008-ën, 2011-ën dhe sikurse tentuan edhe me 16 Shkurt 2019 tek Kryeminstria.
Uashington, DC 20 Shkurt 2019
-
Zef Brozi flet per korrupsionin ne Shqiperi ?! E harroi sa shume para ka marre per ceshtje civile qe as nuk duheshin pranuar be Gjykaten e Larte. Mbaj mend nje rast, nje plake nga Shkodra qe trashegoi 3 shtepi nga I shoqi mbasi vdiq. Duke mos patur femije nipi I saj u be si ta kishte djale por ... ai ndryshoje pronesine ne meet Te vet. Ceshtja shkoi be Gjykaten e Larte dhe ky Zefi kerkonte 1 nga shtepite te kalonte ne meet Te tij per Te zgjidhur ceshtjen.
Përgjigju -
Zoti brozi mendoj se do ishte mir te kthehshit.mendoj se ka hardhur koha qe te kontriboni me nje parti te re me frym perendimore.
Përgjigju -
zef josif brozi kur lepijshe ne sahanin e berishes tu dukte i mire o sharlatan qe zemren e ke te bythq*mt nvatikan pleher.
Përgjigju-
Shume e drejte. Ka bere namin duke marre para kur ceshtjet shkonin ne Gjykaten e Larte. Me pas USA e mori atje per ‘studime’ megjithese nuk dinte (fliste apo shkruante anglisht).
-
-
Thirrje me mend. Ahh sa shume jemi larg nga dheu yne.....
Përgjigju -
Sa ndryshon ky intelektual trim e I njohur me "intelektualin" ma te dije e krejtesisht fshatarak e qe quhet Mark Marku I PAVLERE E I PADENJE me zane vend ne radhet e intelektualeve Shqiptar
Përgjigju -
Bravo z.Brozi,nje ze me te vertete intelektuali qe e don me zemer dhe pa interes Shqiperine dhe perparimin e vendit.
Përgjigju










Komente
Komento