Politikani rus: Bombë bërthamore
për të shfarosur Stambollin

Politikani rus: Bombë bërthamore<br />për të shfarosur Stambollin
Një politikan i zemëruar rus i kërkoi presidentit Vladimir Putin që të hedhë një bombë atomike mbi Stamboll si hakmarrje për rrëzimin e avionit luftarak nga turqit.
Vladimir Zhirinovsky bëri thirrje që të shfarosen nëntë milionë banorë gjatë një intervistë radiofonike, raporton Kosova Sot.

“Një sulm bërthamor e shkatërron Stambollin me lehtësi. Vetëm një bombë bërthamore dhe qyteti zhduket plotësisht,” tha ai për radion "Moska".

Nuk është hera e parë që ai bën komente të tilla shokuese. Ai sulmoi një gazetare shtatzënë gjatë një konference për shtyp, duke i thënë një ndihmësi të tij: “Shko e përdhunoje fort”.

Zhirinovsky është lideri i Partisë Liberale Demokratike të ekstremit të djathtë. Ai pati reaguar me zemërim kur Conchita Wurst fitoi Eurovizionin duke u shprehur se “ky është fundit i botës”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)