Politikani serb parandjeu vrasjen
flasin fqinjët: Ja si u ekzekutua 

Politikani serb parandjeu vrasjen<br />flasin fqinjët: Ja si u ekzekutua <br>
Politikani serb, Oliver Ivanoviç duket se e kishte parandjerë vrasjen, pasi në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ishte shprehur se serbët e Mitrovicës nuk kishin frikë për jetën nga shqiptarët, por nga vetë kriminelët serbë.

“Ne kemi një situatë të tillë, që njerëzit serbë po përpiqen të ngrenë zëra frike dhe ne po punojmë që ta parandalojmë këtë. Ky nuk është një proces normal zgjedhor. Është për të ardhur keq që ne kemi një raport të tillë nga institucionet serbe, të cilat në mënyrë antikushtetuese mbështesin vetëm një parti. Kjo është absolutisht e paligjshme dhe çnjerëzore, e prodhon pasoja ekstreme. Serbët po frikësohen më shumë nga serbët, sesa nga shqiptarët në vitin 1999, 2004 dhe 2008”, kishte thënë ai.

Oliver Ivanoviç u ekzekutua sot në mëngjes me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar. Ndërsa dëshmitarët kanë treguar momentet e fundit të politikanit serb. Fqinjët e Ivanoviçit kanë treguar detaje të kësaj vrasjeje. Madje, njëri nga ta, tregoi se ishte përshëndetur më Oliverin mëngjesin e sotëm, pak minuta para se ai të vritej.

Pronari i një lokali, por edhe i afërm i Ivanoviçit, ka thënë për Express se nuk ka dëgjuar të shtëna, por kur ka parë policinë te selia e Oliverit, ka menduar se ka ndodhur ndonjë përleshje. Vrasja, sipas policisë, thuhet se ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit.

“Nuk kam dëgjuar asgjë. Lokalin e kam hapur në orën 10:00. Veçse kam parë policinë te selia e Oliverit dhe kam menduar që aty diku ka ndodhë ndonjë përleshje”, tha ai për Express, në kushte anonimiteti.

Madje, ai tregoi se me Ivanoviçin kishin qenë bashkë në klubin e karatesë, por gjithashtu janë njohur edhe familjarisht. “Nuk e di që ka pasur ndonjëherë ndonjë problem me dikë, ka qenë njeri i mirë”, ka thënë pronari i optikës, që gjendet afër me selinë ku u vra sot lideri serb.

Një punëtor në një dyqan përballë selisë së partisë së Oliver Ivanoviçit ka thënë se në mëngjes është përshëndetur me Ivanoviçin, por më pas ka dëgjuar vetëm të shtënat. “U përshëndeta me Oliverin në rrugë, pastaj erdha ta hap dyqanin dhe dëgjova 5-6 të shtëna armësh. Dola me pa çka ka ndodhë, por disa kalimtarë që ishin aty më thanë se Oliveri është alivanosur”, tha ai, derisa tregoi se nuk e ka parë veturën nga e cila dyshohet se u krye vrasja.

“Nuk e kam parë veturën sepse isha duke e hapur dyqanin. Oliveri ka qenë i mirë me të gjithë, dhe kjo që ka ndodhë është e tmerrshme. Të gjithëve na ka respektuar, dhe të gjithë këtu e kemi dashur”, ka thënë ai për Express. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, vetura nga e cila dyshohet se u krye vrasja u gjet e djegur në Zveçan, veturë kjo e tipit “Opel Astra”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar