Tiranë/ Mashtruan dhe zhvatën biznesmenin në emër të një kryebashkiaku, lihet në qeli miku i ‘Deluksi’-t të TikTok! Matollari: Dikush më tha të shkoja e të merrja lekët

Tiranë/ Mashtruan dhe zhvatën biznesmenin në emër të një kryebashkiaku, lihet në qeli miku i ‘Deluksi’-t të TikTok! Matollari: Dikush më tha të shkoja e të merrja lekët

Ervis Belollari dhe momenti i marrjes së lekëve

Tiranë- Gjykata e Tiranë la ditën e sotme (10 Shkurt) në masën e sigurisë “arrest në burg” Arsen Matollarin, 32-vjeçarin që u arrestua dy ditë më parë, nën dyshimin se në bashkëpunim me Ervis Belollarin, përfituan një shumë parash nga një biznesmen përmes mashtrimit.

Përpara togave të zeza, Matollari është shprehur se nuk ka dijeni lidhur me pretendimet e Prokurorisë, duke shtuar se dikush i tha të shkonte të merrte paratë. 

Matollari dyshohet se përfitoi 6 mijë euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues i një institucioni vendor, duke bashkëpunuar me Belollarin, personazh i njohur në platformën TikTok me pseudonimin “Deluks”.

Në kuadër të operacionit për arrestimin e tij, u sekuestruan 4700 euro dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

 Ervis Belollari, 26 vjeç, personazhi “Deluks” i njohur në TikTok, i cili bëri realitet ëndrrën për t’u bërë pjesë e kinematografisë turke me pjesëmarrjen në serialin e njohur historik “Osmani”, u arrestua më 7 shkurt 2025 nga policia. I riu dyshohet se mashtroi një biznesmen të bimëve medicinale nga Lushnja, duke i marrë një shumë prej 6 mijë eurosh. bashkë me të akuzohet edhe Arsen Matollari, 32 vjeç, që u la sot në burg. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

'Gjyshi im është me Saliun’/Kandidatja e Durrësit e 'ngacmon', Rama: Le të zgjedhin detin, jo kënetën! Të na votojnë që të ikin me pasaportën e BE-së në botë tjetër

'Gjyshi im është me Saliun’/Kandidatja e Durrësit e 'ngacmon', Rama: Le të zgjedhin detin, jo kënetën! Të na votojnë që të ikin me pasaportën e BE-së në botë tjetër