Politologu Ilir Kalemaj në '5 pyetjet': 'Lufta' brenda PD krijon 2 parti, pala që triumfon do të ketë fitore 'si të Pirros'! Të flasësh për sovranizëm me SHBA, minimalisht je 'idiot i dobishëm'

Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.

"Narrativa ka ndryshuar disa herë. Berisha në fillim doli protestoi 'besëprerjen' e Bashës. E dyta, narrativa e tij ka ndryshuar edhe në raport me PD-në. Një herë ka thënë që nuk rikthehem, por do bëj procesin. Herë tjetër ka thënë që s'përjashtoj asnjë detyrë kushtetuese. Herë tjetër ka thënë që ai do jetë kryetari i ri i PD-së.  Kemi shkuar në 2 palë që janë të kundërta dhe s'kanë asnjë pikë takimi. Zgjedhjet ardhshme do i shohim si 2 subjekte të ndara. Kujtojmë se partitë e djathta në të gjithë Evropën lindore që lindën pas shembjes së Murit të Berlinit janë zhdukur", tha Kalemaj.

Politilogu shprehet se nuk sheh asnjë fitues në këtë garë.

"Në ato që ishin në 'Air Albania' ka një sërë grupesh. Një pjesë e tyre mendojnë se është gabim ajo që i është bërë Berishës si figurë historike, por jo se e duan të rikthehet. Një pjesë janë ata që duan ta 'instrumentalizojnë' Berishën për të arritur qëllimet e tyre politike. Pjesa tjetër janë fanatikë të Berishës. Të gjithë janë anti Basha. Çështja mund të shkojë në gjykatë por aty mund të zgjasë më vite. Dhe pala që e fiton mund ta ketë fitoren 'si të Pirros'. Kjo luftë brenda partisë nuk ka për të bërë një palë fituese, të paktën afatshkurtër", tha ai.

Në lidhje me deklaratët e Berishës për 'sovranizëm', Kalemaj shprehet rë flasësh për sovranizmin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rastin më të mirë është të jesh një 'idiot i dobishëm'.

"Falë një Presidenti amerikan ne kemi Shqipërinë sot, falë një tjetër presidenti amerikan u çlirua Kosova, fjalë një tjetër presidenti kemi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Këto janë realiteti të pacenueshme mendoj unë. Dhe të flasësh për anti amerikanizëm është shumë e gabuar, s'na bën aspak nder",  tha ndër të tjera në '5 pyetjet', politologu Ilir Kalemaj.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 14/12/2021 03:23

    Tek Air Albania,ishte injoranca,fukaralliku,turma idiote,dhe fatkeqsisht keshtu eshte Shqiperia,qe jane mesjetare,dhe ketu quhen antare,simpatizante etj.Eshte tmerr.Rob t'marum complet,por k'to t'morin ne qafe partine,vendin etj,jemi shumice- thone.Kjo eshte baza e PD-ës,njerez fatkeqe,te mjeruar nga trute si fillim.Keta nuk rrine dot pa Salen,dhe Sala i kurdis keta te mjere.Vetem Sala ja ka çelsin keture per kurdisje,dikur i kishte Dulla keto,ai i kurdiste per dite.Problemi eshte se keto jane fatkeqesi jo vetem per PD-ën,por per te gjithe shoqerine.Idiotizmi,injoranca ne piedestal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë