Poloni/ Prezanton kabinetin qeveritar, Donald Tusk mban fjalimin e parë si kryeministër: Vetëm një perëndim i bashkuar mund të ndihmojë Ukrainën të fitojë

Poloni/ Prezanton kabinetin qeveritar, Donald Tusk mban fjalimin e parë si kryeministër: Vetëm një perëndim i bashkuar mund të ndihmojë Ukrainën të fitojë

Donald Tusk gjatë fjalimit të tij të parë si kryeministër i Polonisë

Polonia do të kërkojë mobilizimin e plotë të botës së lirë për të ndihmuar Ukrainën, ka thënë kryeministri i sapoemëruar, Donald Tusk. Duke folur në parlamentin polak në fjalimin e tij të parë, Tusk nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme polake për Ukrainën.

“Ne gjithashtu duhet të flasim me një zë për Ukrainën. Edhe kjo duhet të na bashkojë. Sulmi ndaj Ukrainës është një sulm ndaj të gjithë neve. Ne do të kërkojmë mobilizimin e plotë të perëndimit për të ndihmuar Ukrainën. Nuk mund të dëgjoj më politikanë që flasin se janë të lodhur nga situata në Ukrainë. Unë do të kërkoj ndihmë për Ukrainën që nga dita e parë. Ndihma e Polonisë për Ukrainën është thelbësore, por në të njëjtën kohë ne duhet të jemi të sigurt kur bëhet fjalë për interesat, ndër të tjera, të fermerëve polakë. Ne do të kujdesemi për interesat polake duke punuar me çdo fqinj të Polonisë. Por ne duhet të kujtojmë se çfarë është lufta. Se ukrainasit po luftojnë për diçka jashtëzakonisht të rëndësishme", tha Tusk.

Udhëheqësi i ri polak theksoi gjithashtu se ukrainasit duan “të jenë demokratë dhe t’i binden ligjit si vendet perëndimore", raporton The Guardian.

“Nga një rastësi e çuditshme, politikanët që sulmojnë themelet e demokracisë janë anti-ukrainas. Vetëm një perëndim i bashkuar mund ta ndihmojë Ukrainën të fitojë në luftën për vlerat demokratike. Unë do të shkoj në Bruksel, duke shpresuar se do t’i bindim aleatët tanë të mbrojnë vlerat demokratike dhe Ukrainën kundër agresionit rus", tha Tusk.

Tusk foli gjithashtu edhe për çështjen e ndjeshme të politikës së migracionit, duke bërë thirrje për mbrojtjen e kufijve.

Ne mund të respektojmë fetë dhe kulturat e tjera, por duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e një lëvizjeje të pakontrolluar njerëzish. Ne mund të mbrojmë kufirin polak dhe europian dhe të jemi njerëz në të njëjtën kohë. Polonia do të jetë e sigurt dhe ne do ta arrijmë këtë ideal të një shteti të sigurt. Polonia mund të jetë vendi më i sigurt në botë nëse nuk është e vetme, nëse bashkëpunon me aleatët dhe ruan kufijtë e saj”, tha Tusk.

Donald Tusk prezantoi gjithashtu ministrat e rinj të qeverisë

Wladysław Kosiniak-Kamysz, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes.

Krzysztof Gawkowski, do të jetë zëvendëskryeministri i dytë dhe përgjegjës për ministrinë e dixhitalizimit.

Adam Bodnar, do të shërbejë si ministër i drejtësisë.

Marcin Kierwinski, do të shërbejë ministër i Brendshëm.

Radosław Sikorski, do të jetë ministër i Jashtëm

Andrzej Domanski, do të shërbejë si ministër i financave.

Agnieszka Buczyńska do të mbajë postin e ri të Ministres së Çështjeve të Shoqërisë Civile.

Ministër i pasurisë shtetërore do të jetë Borys Budka

Marzena Czarnecka do të jetë ministre e industrisë  dhe ministria do të zhvendoset nga Varshava në Silesia.

Agnieszka Dziemianowicz-Bąk do të jetë ministre e familjes, punës dhe politikës sociale.

Jan Grabiec do të jetë kreu i kancelarisë së kryeministrit.

Paulina Hennig-Kloska do të jetë ministre e klimës dhe mjedisit.

Krzysztof Hetman do të jetë ministër i zhvillimit dhe teknologjisë.

Dariusz Klimczak do të jetë ministër i infrastrukturës.

Katarzyna Kotula do të jetë ministre e të drejtave dhe barazisë së grave.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja