Poloni, sekuestrohen dy tonë kokainë, destinacioni i drogës ishte Europa

Rreth dy ton kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, u sekuestrua në Poloni.

Lajmin e konfirmoi kryeministri polak, i cili tha se: Ne kemi eliminuar kontrabandën më të madhe të kryer këto vite në Poloni.

Vlera e drogës, nëse do të hidhej në do kishte vlerën e rreth 470 milionë euro.

Droga kishte destinacion vende të Bashkimit Evropian. Kokaina e përzier me shkumës dhe transportuar në një kontejner, u zbulua nga dogana polake në portin e Gdynias.

Gjithashtu policia zbuloi një laborator përpunimi në perëndim të vendit.

Policia polake arrestoi katër kolumbianë, një iranian dhe dy polakë.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, si po punon qeveria për të përballuar emergjencën e tërmetit?

Komento