SHBA-ja u përpoq të arrestojë kineastin Roman Polanski në Poloni, ku kishte vajtur për të asistuar në inagurimin e Muzeut të Historisë së Hebrenjve në Varshavë, shkruante sot e përditshmja "Gazeta Wyborcza", duke cituar burime të Ministrisë polake të Drejtësisë.

Polanski, qytetar polak dhe francez, 81 vjeç, kërkohet nga policia amerikane që prej vitit 1977 për marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme me një minorene.

"Kërkesa e drejtësisë amerikane, që i adresohet prokurorit të përgjithshëm të Polonisë të hetojë Polanskin dhe të fillojë procedurat për ekstradim, ishte hedhur poshtë sepse nuk përmbushte kriteret e kërkuara nga marrëveshjet ndërkombëtare, ajo nuk ishte përkthyer në polonisht", shkruan kjo gazetë duke cituar një përgjegjës të lartë të ministrisë.

Në vitin 2010, prokurori i përgjithshëm polak kishte njoftuar se një ekstradim i Polanskit nuk ishte i mundur, pasi veprimi për të cilin akuzohet në ligjin polak mbulohej nga kërkesa.
Por ky nuk është rasti në drejtësinë amerikan dhe nëse Polanski nuk mund të ekstradohet nga Polonia, një hetim me kërkesë të SHBA-së qëndron i mundshëm.

ATSH