Polonia bën thirrje për koalicion shtetesh për të dërguar tanke 'Leopard' në ndihmë të ukrainasve

Polonia bën thirrje për koalicion shtetesh për të dërguar tanke 'Leopard' në ndihmë të ukrainasve

1673107307_gfdgfdgfdgfd.jpg

Polonia po dërgon ende armë të rënda në Kiev dhe po bën thirrje për një koalicion shtetesh të gatshme për të dërguar gjithashtu tanke të tipit ‘Leopard’.

"Ne gjithashtu inkurajojmë shtetet e tjera të krijojnë një aleancë më të gjerë për të furnizuar Ukrainën me tanket më moderne, për shembull  Leopard"- u shpreh zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski.

Jablonski iu referua deklaratave të kryeministrit Mateusz Morawiecki, i cili të shtunën e kaluar, duke komentuar vendimet e fundit të SHBA-së dhe Gjermanisë për t'i ofruar Kievit, ndër të tjera, raketat Patriot, tha: "Jam i lumtur që pas muajsh presioni dhe diplomatik. Puna, pas qindra bisedimeve, më në fund aleatët tanë perëndimorë, Franca, Gjermania dhe vende të tjera, janë gati t'i dorëzojnë Ukrainës pajisje moderne ushtarake."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ambasada ruse në Itali: Kemi çmontuar një minë italiane në Ukrainë, Crosetti: Një gënjeshtër e qëllimshme


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre