![]()
Polonia do të dërgojë deri në 10,000 trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë për të përforcuar sigurinë kufitare, tha sot ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak në një intervistë në radion publike.
“Rreth 10,000 trupa do të jenë në kufi, nga të cilët 4,000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6,000 do të jenë në rezervë”, tha ministri. “Ne e afrojmë ushtrinë në kufirin e Bjellorusisë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Polonia dërgon 10,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë! Kievi rekomandon evakuimin e 37 vendbanimeve në Kupiansk









