Polonia do të ndërtojë mure mbrojtëse në kufirin lindor, thotë kryeministri Donald Tusk

Polonia do të ndërtojë mure mbrojtëse në kufirin lindor, thotë kryeministri Donald Tusk

Kufiri i Polonisë

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Polonia do të fillojë punën për përforcimin e mëtejmë të tërë kufirit të vet lindor, pasi vendi po përballet me “luftë hibride” të emigrimit të jashtëligjshëm nga Bjellorusia.

Tusk nuk dha hollësi për veprimet e planifikuara, por shtoi se “kur bëhet fjalë për sigurinë e Polonisë, nuk ka limite”.

“Kufiri mes Polonisë dhe Bjellorusisë është vend i veçantë, për shkak të presionit nga emigrimi i jashtëligjshëm. Në fakt, ne kemi të bëjmë me një luftë hibride”, tha Tusk gjatë një takimi me ushtarë dhe roje kufitare.

“Nuk dua që të ketë dyshime këtu, një vend me qëllime tejet agresive karshi Polonisë, siç është Bjellorusia, është duke e bashkorganizuar këtë praktikë në kufirin polak”, shtoi ai.

Qeveria e kaluar polake dhe Bashkimi Evropian e akuzuan Bjellorusisë më 2021 se kishte nxitur një valë emigrantësh për t’i bërë trysni BE-së në lidhje me sanksionet e vendosura kundër Minskut.

Bjellorusia i kishte mohuar këto akuza.

Tentimet për kalimin e kufirit kanë vazhduar prej atëherë. Numri i emigrantëve që përpiqen ta kalojnë kufirin varet nga moti. Por, roja kufitare e Polonisë thotë se ka rreth 300 tentime në ditë për kalimin e kufirit jashtëligjshëm.

Marrëdhëniet e tensionuara mes fqinjëve janë rritur edhe më shumë prej se aleatja e Bjellorusisë, Rusia, e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Qeveria e kaluar e ndërtoi një mur metalik në kufirin polako-bjellorus, i cili ishte 180 kilometra i gjatë dhe 5.5 metra i lartë, për t’u mbrojtur nga emigrimi i jashtëligjshëm. Ai është i pajisur me një sistem kamerash dhe sensorësh që vëzhgojnë kufirin.

Tusk tha se muret e reja do të ngrihen përgjatë “tërë kufirit lindor”, pra edhe përgjatë kufirit me Ukrainën dhe Rusinë, megjithëse ai nuk dha hollësi.

“Nuk është vetëm kufiri i brendshëm i Polonisë, por është edhe kufiri i BE-së. Prandaj, nuk kam dyshim se e tërë Evropa do të investojë në sigurinë e vet duke investuar në kufirin lindor të Polonisë dhe në sigurinë e kufirit tanë”, tha Tusk./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë