Polonia në botëror, Danimarka
dhe Sllovakia shkojnë në play-off

Polonia në botëror, Danimarka<br />dhe Sllovakia shkojnë në play-off
Mbrëmjen e së dielës u zyrtarizuan edhe tre skuadra të tjera që shkojnë në botëror , po ashtu u zbardhën ekipet që shkojnë në play-off.

Grupi C

Në këtë grup u luajt vetëm për statiskta pasi Gjermania kishte siguruar vendin e parë dhe Irlanda Veriut ishte e pakapshme në vendin e dytë.

Rezulatatet e takimeve:

Gjermani 5-1 Azerbajxhan

Norvegji 1-0 Irlandë e Veriut

 Rep. Çeke 5-0 San Marino

Grupi E

Polonia fiton dhe e bën fakt të kryer pjesmarrjen në botëror. Ndërkohë Danimarkës i mjaftoi një barazim për të siguruar vendin e dytë në grup që e çon në play-off.

Rezulatatet e takimeve:

Danimarkë 1-1 Rumani

Kazakistan 1-1 Armeni

Poloni 4-2 Mali Zi

Grupi F

Anglia e kishte prerë biletën për në botëror por sërish fitoi në fushën e Lituanisë. Një vend në play-off arriti edhe Sllovakia që fitoi thellë me Maltën.

E zhgënjyer doli Skocia e cila nuk shkoi më shumë se një barazim në Slloveni, në rast se do fitonte Skocia ishte e sigurtë në vendin e dytë.

Rezulatatet e takimeve:

Lituani 0-1 Angli

Sllovaki 3-0 Maltë

Slloveni 2-2 Skoci

Mbrëmjen e sotme do të zyrtarizohen edhe ekipe të tjera që shkojnë në botëror edhe ato që shkojnë në play-off.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë