Pompeo viziton Arabinë Saudite, tejet i ashpër me Iranin

Pompeo viziton Arabinë Saudite, tejet i ashpër me Iranin

 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është duke shtyrë komunitetin ndërkombëtar për të sanksionuar persona dhe subjekte që janë duke ndihmuar programin raketor të Iranit, ka njoftuar një zyrtar i lartë.

Aktualisht Pompeo është duke vizituar Lindjen e Mesme.

Ne jemi duke u bërë thirrje shteteve në gjithë botën të sanksionojnë çdo individ dhe subjekt të lidhur me programin raketor të Iranit dhe kjo ka qenë pjesë e madhe e diskutimeve me evropianët.

Raketat e Iranit zgjasin luftën dhe vuajtjet në Lindje të Mesme, ato kërcënojnë sigurinë dhe interesat ekonomikë dhe ata kërcënojnë sidomos Arabinë Saudite dhe Izraelin.

 Këshilltari i lartë politik, Brian Hook, që është duke udhëtuar me Pompeon në Arabinë Saudit

Pompeo, që është betuar këtë javë në pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, ka arritur në Riad në kuadër të udhëtimit të tij në Lindje të Mesme, pas pjesëmarrjes së tij në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Pas takimit të tij më 29 prill me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, ai është nisur drejt Tel Avivit dhe më pas do të vizitojë edhe Jordaninë.

Pas takimit në Riad, Pompeo ka akuzuar Iranin për destabilizim të Lindjes së Mesme duke mbështetur presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe për përkrahjen e rebelëve huthi në Jemen.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, Pompeo ka thënë se “Irani mbështet rrjetëzime të milicisë dhe grupe terroriste”.

Është një tregtar i armëve për rebelët huthi në Jemen dhe Irani zhvillon fushata kibernetike. Po ashtu mbështet regjimin vrasës të Assadit. Për dallim prej administratës së kaluar ne nuk do të neglizhojmë aktivitetet terroriste të Iranit.

 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Në Arabinë Saudite, Pompeo ka theksuar nevojën e unitetit në Gjirin Arab.

“Uniteti i Gjirit Arab është i nevojshëm dhe neve na duhet ta arrijmë atë”, ka thënë Pompeo në një konferecë për media.

Arabia Saudite, së bashku me Emiratet e Bashkuara, Bahreinin dhe Egjiptin kanë ndërprerë marrëdhëniet tregare dhe ato të udhëtimit me Katarin në qershor të vitit të kaluar, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit dhe Iranit. Doha i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se shtetet në fjalë kanë për qëllim kufizimin e sovraniteteti të Katarit.

Udhëtimi i tij vjen në kohën kur po afrohet 12 maji, njëherësh afati i fundit i deklaruar nga presidenti amerikan, Donald Trump për të rregulluar siç ka thënë ai të metat e tmerrshme të marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Në të kundërtën, Trump ka paralajmëruar se do ta largojë SHBA-në nga kjo marrëveshje.

Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina që janë po ashtu pjesë e marrëveshjes, i kanë bërë thirrje Uashingtonit të vazhdojë të jetë pjesë e paktit, duke thënë se kjo është mënyra më e mire si Iranit mund t’i parandalohen aktivitetet bërthamore.

Mirëpo Trump ka thënë se Teherani ka shkelur “shpirtin” e marrëveshjes duke vazhduar testimin e raketave balistike dhe duke nxitur dhunë në Lindje të Mesme. Irani në anën tjetër i hedh poshtë vazhdimisht këto akuza.

Sipas paktit, Iranit i është premtuar lirim nga sanksionet në këmbim të frenimit të programit bërthmor. Pomepo ka thënë në një konferencë për media në Bruksel më 27 prill se ende nuk është marrë “asnjë vendim” lidhur me pjesëmarrjen e SHBA-së në këtë pakt.

Mirëpo ai ka thënë se nëse nuk bëhen ndryshime substanciale, ka shumë mundësi që Trump të largohet nga marrëveshja.

Pompeo, i cili ka shërbyer i drejtor i CIA-s para se të fitonte pozitën e Sekretarit të Shtetit, ka qenë një nga zyrtarët e parë në administratën e Trumpit që ka vizituar Arabinë Saudite në fillim të pozitës së tij si shef i agjencisë. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025