Popullin nuk e përfaqësoni ju, populli është spektator

Popullin nuk e përfaqësoni ju, populli është spektator

Nocioni i popullit është spekulimi më i madh politik që bëhet në demokraci. Sot ai ka një ngjyrim keqësues dhe përdoret për të karakterizuar politika konservatore, të mbyllura dhe izolacioniste. Duke kuptuar me « popull » tërësinë e një etnie që mbyllet në kufijtë e një shteti, dhe duke aktualizuar vlerat e saj si të ndryshme dhe superiore ndaj vlerave të të tjerëve, sot, populistët kanë fituar terren në vendet e mëdha demokratike, si në SHBA apo Itali, sepse tronditja që ka pësuar bota dhe lëvizjet e mëdha migratore kanë shkatuar vështirësi në kuptimin dhe menaxhimin e demokracisë.

Vlerat e shenjta të lirisë, të bashkëpunimit dhe të hapjes, në shumë raste, janë në luftë me pretendimet për të mos u hapur, por për të theksuar diferencat dhe për të vendosur kufijtë, jo vetëm në mes të shpirtrave, por për të ngritur edhe kufijtë fizikë mes popujve. Ky është konteksti i përgjithshëm, por në vendin tonë është një situatë krejtësisht tjetër.

Shqipëria është vendi që ka bërë eksperimentin më të madh e tragjik me termin « popull ». Komunistët që erdhën në pushtet e përdorën këtë term deri në absurd për ta çuar luftën e klasave deri në tragjedi. Pas viteve ’90, shqiptarët ende nuk po mësohen me mënyrën se si ata përfaqësohen në qeverisjen e vendit. Secila forcë politike pretendon se përfaqëson popullin.

Ndërsa, ajo që po bëjnë tani në fund Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me popullin shqiptar, por, populli, në këtë rast, nëse do ta përfytyronim atë si një frymë apo si një shpirt apo si një tërësi mendimesh e ndjenjash të ndryshme, jo vetëm që nuk identifikohet me këta emra, por, në shumicën e rasteve, ndjehet i huaj dhe është spektator në këtë katrahurë tragjike e komike që po përjeton.

Nxitja për dhunë që u bëjnë këta udhëheqës burracakë militantëve të tyre, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ndjenjat e shqiptarëve. Shqiptarët duan paqe sociale, prosperitet ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm. Të dënuar me demokraci, shqiptarët janë bindur se mënyra e vetme për të deleguar dëshirat dhe pritshmëritë e tyre janë zgjedhjet demokratike. Shqiptarët janë kombi që më së shumtgi janë masakruar nga dhuna qeveritare dhe nuk ndjekin më asnjë udhëheqës burracak që i shtyn në dhunë dhe në shkatërrim.

Natyrisht, Shqipëria ka më shumë se një a dy probleeme, por zgjidhja e tyre nuk mund të bëhet me halucianocionet e Berishës, Lulit e Monikës. Madje, këta tre persona nuk kanë asnjë kredit moral e politik që të diskutojnë fatet e demokracisë në këtë vend. Sali Berisha prej kohësh duhej të ishte para dyerve të gjykatës për krimet që i ka shkaktuar këtij populli, për vjedhjet galopante të tij dhe të familjarëve të tij.

Lulëzim Basha, më së pari duhet të ketë turp kur kthehet në shtëpi dhe ngjitet në katin e fundit të ndërtuar pa leje dhe aty ndoshta në një moment duhet të kujtohet se është një ministër vrasës dhe hajdut. Ai duhet të tregojë kur fluturan milionat e Rrugës së Kombit. Ndërsa për Monika Kryemadhin dhe bashkëshortin e saj është kohë e humbur të flasësh. Blloku i Ilir Metës dhe pasuria marramendëse e kësaj familjeje një ditë do të verifikohet dhe pastaj do të shohim se cilin popull përfaqësojnë ata.

Opozita mund të vazhdojë të bëhet si e çartur rrugëve të Shqipërisë dhe para Parlamentit, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. E vetmja gjë që shqiptarët do të përjetojnë do të jetë ndjenja e neverisë për një palë politikanë që duan me çdo kusht të vonojnë Shqipërinë në rrugën e progresit dhe të na turpërojnë në sy të botës duke na rikujtuar të gjithëve kohën e Haxhi Qamilit dhe dhunën e tij kundër shqiptarëve në emër të shqiptarëve që nuk e njihnin veten për të tillë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 28/02/2019 16:55

    Nuk di sa vjec je ,dhe nese e ke provuar forcen e shtetit te E Hoxhes .Tani birbilo se s'te thot askush ,-marshalla -per zagarlleqet qe i lishon pa kufi .Supozojme se Enveri do ngrihej nje moment ,por ti sigurisht ,do i mbushje poturet ,sa te kuturboje dinjane .Por ti nuk ke nevoje per prezencen eEnverit ,se ti e ke ne gjak kuterbimin ,me te cilen do te molepsesh dinjane .S'te kam par kurr ,te flasesh per problemet social ekonomike e shoqerore te shqipetareve S'te kam par kurr te kritikosh gjith politiken shqipetare . S'te kam par kurr te flasesh per artin ,kulturen, ekonomin ,tregetine , bujqesine etj .Gjithmon ne shkrimet e tua ,flitet per ndonje individ ,ta shash e perbaltesh me gjith sua e sorollop ;sigurisht ,per nje trast, mbushur me evro, nga porositesi . Nuk i sherbehet Shqiperise me mllefe .Arsyeja njerezore ,nuk i shikon gjerat ne rrafsh ,por disi te prthyera ,kurse ty ,i shikon cop cop .

    Përgjigju
  • POPULLI: 28/02/2019 08:01

    Perse nuk beni nje tubim paqesor ne mbeshtetje te qeverise ,ta marri vesh opozita se shqiptaret mbeshtesin reformat e Qeverise

    Përgjigju
  • Gimi: 28/02/2019 07:55

    90 perqind e popullit eshte me qeverine dhe Jo me kriminelet qe perfsqeson Basha

    Përgjigju
    • suada: 28/02/2019 12:42

      Po GIMI KJO ESHTE E VERTETE!

  • Dikushi: 28/02/2019 01:38

    Bukur ""gazetar Liri"" Titul me te bukur nuk ke ku gjen per shkrimin tuaj... Po eshte e vertete qe opozita nuk perfaqeson te gjithe pop[ullin...ashtu sikurse pozita qe nuk eshte e tille,pra perfaqesuese e te gjithe popullit. Ma merr mendja qe tani ne keto momente duhet te jene 50% me 50%. Po ti Ilir i dashur sa % te gazetareve perfaqeson ne kete shkrim qe kritikon vetem opoziten dhe i ben fresk qeverise!!!?? Nuk e di se cfare do te thuash kur te dy palet te ulen dhe diskutojne dhe te bien dakort per me te miren e popullit...Apo do te thuash ja kjo apo ajo nuk u be si duhet. Kur nuk ke pula mos bej ka..ka..aaaa!!!

    Përgjigju
    • Mamuthi: 28/02/2019 19:45

      Lulushi kelysh i lepire Berisha plak i pjerdhur POPULLI SESHTE BUDALL

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik