Popullsia drejt plakjes! 2.8% lindje më pak se në 2020! Rritet numri i vdekjeve, shkak pandemia e COVID

Popullsia drejt plakjes! 2.8% lindje më pak se në 2020! Rritet numri i vdekjeve, shkak pandemia e COVID

TIRANË- Popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes, kjo pasi vendi po përballet me numrin e lindjeve që po ulet dhe vdekjeve që po rriten.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, përgjatë 2021 ka pasur 2,8 % lindje më pak krahasuar me një vit e parë, e ndërsa numri i personave që humbën jetët është rritur me 10,8 %, në raport me 2020. Shkak për këtë ka qenë pandemia e COVID-19. Duhet theksuar se konsiderohen të gjitha lindjet dhe vdekjet e banuesve në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, duke mos marrë parasysh lindjet apo vdekjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen raportohen institucioneve përkatëse, pranë ish-vendbanimeve të tyre

"Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2021 është 6.939, duke shënuar një rënie me 1,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020. Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2021 është 7.837, duke shënuar një rënie prej 16,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje. Në vitin 2021 shtesa natyrore ishte 3.296 vdekje më shumë se sa lindje. Shqipëria është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive ndër vite. Shtesa natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë COVID-19", thuhet në njoftimin e INSTAT.

Gjatë vitit 2021, pesë qarqe të vendit shënuan rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa shtatë qarqet e tjera pësuan rënie. Me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 9.473 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 451 lindje.

Ndërkohë, sa i përket vdekjeve, vetëm një qark i vendit shënoi ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjerë shënuan rritje në krahasim me të njëjtën periudhë. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 612 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 7.831 vdekje.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 11/02/2022 17:24

    Në 6 muajët e fundit 2021-22 vetëm në Suedi kan lindur mëse 80 foshnje shqiptare nga Shqipëria…!!! Pushteti shqipfolës në Shqipëri është pushtet antikombëtar shqiptarë, qëllimi i këti pushteti është shkatrrimi i Shqipërisé…!!!

    Përgjigju
  • Aida: 11/02/2022 16:11

    Po sigurisht, kush deshiron te beje femije ne nje vend ku papunesia eshte e larte dhe rrogat jane 200-300 euro ne muaj. Duhet te jesh e cmendur te besh femije ne nje vend te tille ku e ardhmja eshte totalisht e oasigurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin