Porçini po i mban me bukë pukjanët! Rrëfimi i Zife Hoxhës: Mbledh kërpudha prej 30 vitesh, gjatë sezonit fitoj 2 milionë lek në muaj

Ndër qindra pukjanë që gjatë këtyre ditëve mund t’i takosh në pyll duke mbledh kërpudha është Zife Hoxha. E nisi punën 30 vite me parë për mbijetesë, por sot  duket se e ka pasion nga i cili nuk mund të ndahet. Këtë e ndjen tek dashuria me të cilën flet për kërpudhat.

“Është një pasion që nuk përshkuhet me fjalë. Mbledhja e kërpudhave ka benefitet e veta, ka sportin, shëndetin dhe lekun. Kam 30 vjet që punoj në mal, kam punuar dhe në punë shteti, por rroga nuk del ndaj mbledh kërpudha”, tha Zife Hoxha.

Puka ka nje larmishmeri të kërpudhave por ajo qe gjendet masivisht është porçini i cili tregtohet brenda e jashte vendit.

“Porçini është kërpudha që karakterizon Pukën. Tregtohet brenda e jashtë vendit, sidomos në restorante. Unë kam parë në aeroportin e Stambollit, kërpudha Puke”, tha me tej.

Zife Hoxha shprehet për Report TV se në Pukë mali po i mban vendasit, ndërsa ka prej atyre që në këtë sezon lënë emigrimin për te shfrytëzuar pasurite që natyra i ka dhuruar zones.

“Fitimet janë të mira, unë mund të marr 2 milionë lek në muaj, gjatë sezonit të kërpudhave nga Gushti në Nëntor. Kush punon shumë mund t’i marrë 2 milionë edhe brenda 20 ditësh. Ata që kanë emigruar kthehen këtu në vjeshtë për të mbledh kërpudha. Tani shitet me 4 mijë lek/kg por çmimi varet dhe nga tregu ndërkombëtar se kërpudha ka dhe në Kosovë e vende të tjera”, tha ajo.

Pukjanët tashmë janë bërë profesionist në mbledhjen e kërpudhes, pasi sigurisht vitet kane krijuar eksperiencën e duhur për të shmangur kërpudhat helmuese.

“Kërpudha e kuqe nuk duhet të përdoret në gatim sepse ka rrezik helmimi. Prandaj duhet të kemi kujdes kur të mbledhim kërpudha. Unë kur kam filluar për here të parë, kam qendruar afër spitalit, nga frika e helmimit, por tani i njoh mirë”, tha Zife Hoxha për Report TV.

Natyra u ka dhuraur banorëve të kësaj zone mundësi për tu vetpunësuar por domosdoshmëri mbetet formalizimi i tregut dhe çmimi dysheme, pasi këtë vit vlera e kërpudhave ka rënë krahasuar me vitet e mëparshme.

 

R.D/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën