Porositësi i dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, Erion Alibej 'kyç' gojën para hetuesve

Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka refuzuar të përgjigjet. 34-vjeçari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë,duke refuzuar që t'u përgjigjet akuzave.

Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e  arrestuan ditën e djeshme duke caktuar më pas masën e sigurisë "Arrest me burg".

Report Tv mëson nga burime të sigurta se ndaj 34-vjeçarit, ka prova të forta dhe të dokumentuara se ai ka dhënë urdhrin dhe ka organizuar dy vrasjet të cilat ndodhën në një hark kohor brenda 9 ditësh të dy shokëve. Hetimet për zbardhjen e këtyre vrasjeve kanë zgjatur për rreth 2 muaj. Ka dyshime se 34-vjeçari është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale, më e fundit ajo e ekzekutimit të Bujar Çelës (vëllai të Talo Çelës) megjithatë për këtë vijojnë hetimet. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Alibej është "truri" i 2 vrasjeve, megjithatë ekzekutimi është bërë nga dy të tjerë, më konkretisht Euglen Halili së bashku me Xhuljano Hoxhën, (të dy në burg). Euglen Halili është i penduari i drejtësisë, i cili ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe ka zbardhur të gjithë vrasjen e Runajt, mik me Emiljano Ramazanin. Ai është shprehur se ka kryer vrasjen për të cilën është paguar disa mijëra euro. Halili dhe Runaj kanë konsumuar së bashku kokainë dhe më pas janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor, ku më pas Halili e ka qëlluar me thikë rreth 26 herë. Njollat e gjakut në motorin e Halilit, kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, Halili ka luajtur dhe një rol të rëndësishëm në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili e ka vëzhguar dhe ka informuar vrasësit për vendndodhjen e tij, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba një javë para se të ekzekutohej Runaj.

Viktimat Regis Runaj dhe Emiljano Ramazni dhe i arrestuari si porositës Erion Alibej

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja