Ilir Karçini biznesmeni i gazit rikthehet në qeli pasi Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi atë me akuzën e porositjes së vrasjes ndaj ish-konkurentit në tregtimë e lëndës djegëse.

Karçni është ndaluar 1 javë më parë nga policia e Tiranës dhe më pas është dërguar në burgun 302 pasi ndaj tij tashmë rëndon dënimi me 5 vite heqie lirie.

Për pak kohë Karçini u la në masë sigurie ''arrest në shtëpi'' por pas apelimit nga Prokuroria tashmë ai është rikthyer në qeli me vendim të apelit.

Në këtë grup u dënuan shumë persona të tjerë njohur si banda e Vlorës mes tyre dhe Julian Sinanaj njohur si vrasësi me pagesë i grupit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com