Një nga personat më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami, pritet të ekstradohet këtë të enjte nga Dubai në Shqipëri. Durim Bami, një nga anëtarët e bandës së Niklës, është arrestuar në Dubai në tetor të vitit 2024.
Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
Ndërsa në shkurt 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pritet finalizimi i procedurave të ekstradimit gjatë ditës së sotme, nga Dubai, në Shqipëri, të një shtetasi të shumëkërkuar.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi D. B., 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Pas mbërritjes së këtij shtetasi, do të ketë një njoftim të plotë për median.
Lajmi në përditësim...

Durim Bami
Durim Bami është një nga personat më të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare, i konsideruar edhe si i 'forti' i Niklës.
I përfolur në shumë ngjarje të rënda kriminale, emri i Durim Bamit doli në komunikimet e zbërthyera të aplikacioneve SKY dhe EncroChat, në kuadër të operacionit "Revanshi". Nga bisedat e verifikuara nga SPAK, rezulton se ai ka krijuar kushtet për vrasjen e ish deputetit socialist, Arben Ndoka, Hektor Xheçukës dhe Erigers Mihasit.
Vetë Bami ka qenë në shënjestër të disa grupeve kriminale, të cilat pavarësisht përpjekjeve nuk kanë mundur ta eliminojnë fizikisht atë.
Në nëntor të vitit 2020, Bami i shpëtoi një atentati në Tapizë të Fushë-Krujës, ku drejt automjetit me të cilin po udhëtonte, u qëllua me breshëri plumbash. I plagosuri mbeti kushëriri i tij, Ervin Kodra, i cili ishte pasagjer.
Në shkurt të vitit 2021, Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.
Emri i tij përfshihet dhe në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Krujës.
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte dhe financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.
Komente











Eshte totalishte e pa tolerueshme demtimi i rrugeve te sapo inagurura, te cilat kane bllukuar komplet zonen verilindore, transportin Publike jeten sociale dhe transpoertin nderkombrate, duke shktuar miljona euro deme ekonmike vendit. Personat Pergjegjegjes te ARRSH-se dhe firma ndertuese duhet te mbajne pergjegjesi te plote penale dhe rikithimin menjehere ne gjendjen e me parshme te saje.
Përgjigju