Pas vendimit të Gjykatës për ta dënuar me 5 vite burg, Ilir karcini është dorëzuar në Polici.

Atij i kishin ngelur edhe 7 muaj burg për të kryer, pasi u akuzua për vrasje me paramendim e mbetur në tentative. Fillimisht Ilir Karçini u lirua pasi e kishte kryer priudhën e dënimit, por Gjykata e Apelit vendosi që ai të dënohej me 5 vite burg dhe i kishin ngelur pa kryer 7 muaj.

Ilir Karcini sipas vendimit të Gjykatës, kishte porositur Juljan Sinanajn për të vrarë biznesmenin Piro Bare, por Sinanaj u tërhoq në momentin që do të bënte ekzekutimin. Burime të Report Tv bëjnë me dije se ai është dorëzuar në Polici, kur mori vesh se i kishin ngelur edhe 7 muaj burg.

(d.b/Shqiptarja.com)