TIRANE - Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike nëpërmjet statuseve të tij në Facebook në lidhje me akuzat se portali online i denoncimeve është një mashtrim.  

Sipas Ramës qeveria do të jetë në mbështetje dhe në krah të kujtdo që do të luftojë kundër korrupsionit apo çfarëdolloj abuzimi apo sjelljeje të keqe të zyrtarëve. Kryeministri ka theksuar se me avazin e radhës të PD kundër Platformës së Korrupsionit, qytetarët kanë një arsye më shumë për ta përdorur celularin e tyre në luftën kundër korrupsionit. Për të denoncuar rastet korruptive Rama ka thënë se duhet kurajo.

“Kush do të luftojë kundër korrupsionit, abuzimit të çdo lloji apo sjelljes së keqe të zyrtarëve, na ka në krah. Mjafton kurajoja për denoncim! Avazi i PD kundër Platformës Kombëtare Antikorrupsion online, 1 arsye më shumë për ta përdorur celularin si armë kundër korrupsionit. Kurajo!”- shkruan Rama në dy statuse të tij në Facebook. 

rama

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)