Një artikull i publikuar një ditë më parë nga një media austriake, Exxtra24, qarkulloi edhe në mediat shqiptare. Në të flitej për hetimet që SPAK ka nisur për Belinda Ballukun, por media në fjalë shkruante edhe për një video të supozuar komprometuese (me përmbajtje erotike) të zv.kryeministres.
Vetë artikulli theksonte se zyrtarisht nuk ishte konfirmuar as autenticiteti i materialit dhe as identiteti i personave të përfshirë në video, megjithatë ai u përhap me shpejtësi në disa portale shqiptare, mes tyre edhe në Syri TV, portali i familjes Berisha.
Nga një verifikim i kryer nga redaksia e Shqiptarja.com, vetëm një ditë pas publikimit të këtij artikulli, media austriake Exxtra24 rezulton ta ketë fshirë atë nga faqja zyrtare. Pra, edhe vetë media në fjalë, që ishte burimi i parë i këtij materiali, e ka fshirë artikullin pasi duket se e ka kuptuar që na fakt kemi të bëjmë me një fake news.

Artikulli i fshirë i medias austriake Exxtra24
Por, ndryshe nga gazetarët perëndimorë të cilët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për këtë artikull të publikuar dhe e kanë fshirë, në portalin e familjes Berisha, artikulli rezulton ende online.
Dyshohet se media austriake është furnizuar me këto të dhëna nga një burim shqiptar, që ka përdorur median austriake për të publikuar këtë fake news. Ndërkohë, portali austriak pasi e ka kuptuar që kemi të bëjmë me fake news, e ka fshirë materialin, por mediat shqiptare, mes tyre Syri Tv, e mbajnë ende online.
.jpeg)
Artikulli i publikuar nga Syri Tv, ende online
Komente









un e kuptoj si shantazh te paster, ose dorzojeni ose del video kaq esht
PërgjigjuMe siguri e ka kontaktuar Olsi Dado (Nesti angoni). E çuditshme, se austriaket jane te mprehte dhe jo kollaj t'i mashtrosh. Por noteri eshte Kampion Olimpik i shpifjes, dhe Kampion Europe ne paraburgim.
Përgjigjuwow dmth ne jemi te sigurt qe askush nga tirana nuk nderhyre per kete
PërgjigjuNuk është SYRI TV POR BURDELLO E ZENI-SALI-ÇIMI,KOKA,SONILA(BEKETI),SPAK,GJKKOQË E FALIN PËR TË NXIR BELINDËN MË PAS EDI RAMËN,PËR TË ARDHUR NË PUSHTET QË TI SHPËTOJNË DREJTËSISË. KY TV DUHET SHKRIRË,PASI DEZIFOMON BOTËN PREJ 35 VITESH. NGA KY TV SHPËRNDAHEN FAKE NË EUROPË,AZI,AMERIKË. PSE ËSHTË AMA.? KUSH DUHET TI BËJ ZAP MEDJET SHPIFSE.? KUSH URDHËROI TË MOS DËNOHET SHPIFJA.? KJO E DEMOKRACIA,LIRIA E MEDJES.? ÇDUHET TË BËJË BELINDA,EDI RAMA,KUVËNDI SHQIPËRISË.? A PO E KUPTOJNË SE AGJENTI PENICILINA,BISTURIA,UDB,ASFALIA,KGB..KAN PUSHTUAR SHQIPËRINË.?
PërgjigjuAshtu si gjyqtarët, tatimet dhe shumë institucione të tjera, edhe AMA ka frikë nga shpifjet e opozitës, prandaj Syri gëzon të njëjtin imunitet si Berisha. Armela Krasniqi është njëkohësisht në shërbim të Syrit dhe Belës! Turp!!!