Situta e përmbytjeve që ka goditur gjithë vendin është ndjerë edhe në portet kryesore, si ai i Durrësit i Vlorës dhe Sarandës.
/Shqiptarja.com
Më poshtë është një pasqyre e plotë e gjendjes në to, ku portte më problematike duket se janë ato të Vlorës dhe Sarandës, ku udhëtimi i trageteve është ndalur.
PORTI I DURRËSIT
Situata aktuale ne Port është në kontroll.
- Në dispozicion dhe gatishmeri të plotë teknike te gjitha mjetet tona, sikurse 2 zjarrfikëse, ambulanca, mjetet e renda operacionale etj.
- Në gatishmeri të gjitha forcat e sigurisë portuale, ato operacionale, dispeçerise si edhe të administratës.
- Komunikim dhe bashkëpunim non-stop me kapitenerinë e Portit, për kete krijuam kushtet dhe strehuam në kohën e duhur në kalatat e portit te dy anijeve që furtuna i zuri ne radë, po kështu edhe te disa anijeve dhe varkave te peshkimit.
- Ne infrastrukturë nuk kemi probleme falë masave të marra në kohë për funksionimin e kanaleve shkarkuese te ujrave "të bardha" nga sheshet dhe kalatat.
- Jane zbatuar me perpikmeri dhe ne kohe të gjitha kërkesat specifike teknike të cilat detyrohemi të marrim në situata të tilla, sikurse ndalimi i te gjithë operacioneve, sidomos atyre te vinçave portual për shpejtesi të erës mbi 15 m/sek por edhe të tjera që janë të lidhura jo vetem me ndalimin e punimeve por në menyrë të veçantë me sigurimin e vinçave portuale ne kalata në kushtet ekstreme të motit.
- Ka pasur dhe ka një komunikim dhe bashkërendim të veprimeve me të gjithë subjektet private që operojnë në port, sikurse koncesionarët, stivadosret dhe gjithe subjekteve të sherbimit apo atyre operacional.
- Jane marrë të gjitha masat dhe deri tani kanë funksionuar në mënyrë të plotë të gjithë gjeneratorët e energjisë (emergjencës) e portit, për pasoje me gjithe luhatjet e medha te energjise te mos kemi asnje problem me ndricimin, kamerat e sigurise portuale apo edhe te gjithe sistemit IT, teper te rendesishem per ne.
PORTI I SARANDËS
- Ne portin e Sarandës qe nga dita e djeshme eshte nderprerë transporti i udhetareve me tragete. Tragetet e udhetarëve jane bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit per arsye te kohes se keqe.
PORTI I VLORËS
- Në portin e Vlores, një pjesë e portit është përmbytur duke qënë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit.
s.k/Shqiptarja.com












