Një nga problemet kryesore të portit më të madh në vend dhe që pengon përpunimin e anijeve me tonazh të lartë, është pikërisht thellësia e basenit hyrës. Sipas drejtuesve të Autoritetit Portual të Durrësit, parashikohet që gjatë vitit të ardhshëm të bëhet një përmirësim i infrastructures. Është parashikuar një fond prej 4 milionë eurosh që do të shërbejë për procesin e e thellimit të basenit dhe kanalit hyrës. Forcimi i sistemit të infrastrukturës në hapësirën portuale dhe rritja e nivelit profesional të punonjësve të APD janë dy sfida të tjera të 2016-ës, të parashikuara edhe në strategjinë e masterplanit.
/Shqiptarja.com












