Në Portin e Durrësit, tragetet u shfrytëzuan nga 36.432 udhëtarë dhe 6.728 autovetura gjatë gjatë muajit nëntor, ose përkatësisht 5 dhe 11% më shumë se sa në të njëjtën peridhë të 2014-ës. Shifrat e muajit nëntor, duke përfshirë numrin e lundrimeve, si dhe hyrje–daljet e udhëtarëve dhe automjeteve të çdo lloji, janë më të larta sesa në nëntorin e vitit të shkuar. Nga statistikat, mësohet se që nga 1 janari 2015, numri i udhëtarëve me tragete ka arritur në 706.893 me 138.743 autovetura, thuajse saktësisht të njejtat shifra të 11-mujorit të vitit të kaluar.
/Shqiptarja.com








