BARI- "Dy autobusë me turistë mjaftojnë që të çojnë në mbingarkesë portin e Barit". Ky është denoncimi i indinjuar i një pasagjeri shqiptar që ka dokumentuar edhe me foto se çfarë ndodh në nisje në këtë port për të hipur në një traget me destinacion Durrësin por edhe se çfare ndodh të nesërmen në mëngjes në zbritje në portin e Durrësit. Duke parë fotot dhe duke bërë krahasimin, kjo gjë vë në siklet shtetasit italianë, pasi tregohet se si Shqipëria ka mundur të kalojë, të paktën në infrastrukturë Italinë ose të paktën Barin. Pra me pak fjalë Durrësi në këtë aspket i “ka dhënjë një leksion” Barit.
"La Gazzetta del Mezzogiorno" në një reportazh të saj shkruan: "Të shtunën në mbrëmje vijnë në portin e Barit dy autobusë me rreth 100 turistë shqiptarë, jo më shumë. Dhe kur turistët shqiptarë presin të kthehen në vendin e tyre shkaktohet rradhë e gjatë pasi policia fillon kontrollin. Problemi i parë është i tillë. Policët që janë të ngarkuar të kontrollojnë dhe vulosin pasaportat janë vetëm dy, pavarësisht se ishte mundësia për të qënë katër, ose të realizoheshin në të njëjtën kohë 4 kontrolle për të shkurtuar kështu kohë. Por nuk ke se ç’bën pasi policët e tjerë që ndodhen aty, thjesht shikojnë radhët e gjata pa marrë pjesë në kontrolle. "
Reportazhi vijon duke treguar anën tjetër të medaljes, portin e Durrësit. "Në Durrës policët e ngarkuar për të kontrolluar dhe vulosur pasaportat janë plot 12. Ndërsa ata policë që vetëm shikojnë jane dy, jo aq sa në Bari. Pra koha që mund të presësh në radhë është thuajse zero. E njëjta radhë dhe i njëjti siklet është edhe përsa i përket automjeteve."
"Në portin e Barit është vetëm një portë e policisë për qindra makina, që nisen çdo natë për në Durrës, Mal të Zi apo Kroaci. Ndërsa në Durrës portat për makinat janë plot 12 dhe 8 jane edhe për kamionët ndërsa në Bari porta për të ngarkuar kamionët nuk ekzistojnë fare."

(Foto te La Gazzetta del Mezzogiorno")
Reportazhi në fjalë i rikthehet sërish radhëve të gjata të së shtunës në mbrëmje, dhe çudisë pse ndodh ky fenomen pasi shqiptarët mund të hyjnë e dalin në Itali thjesht duke treguar pasaportën. Pavarësisht këtij fakti askush nuk proteston, ndoshta sepse shqiptarët janë mësuar me radhët e gjata.'
Sikur të mos mjaftojnë vetëm radhët e gjata, turistët shqiptarë duhet të pësojnë çdo herë që zbarkojnë në Bari edhe tonet e padurueshme të superioritetit dhe ndonjëherë edhe tonet ofenduese të punonjësve të paedukatë të personelit.
Personeli dhe policet në Bari ndoshta nuk e kuptojnë se secili nga këta pasagjerë ka paguar një "biletë" (si taksa per porti) prej 11 euro dhe presin t’u mundësohet shërbimi i duhur dhe jo të presin në radhë. Kujtojmë që pasagjerët shqiptarë janë furnizuesit kryesorë të portit të Barit dhe rrjedhimisht edhe të mbijetesës së këtij porti. Ndërsa në anën tjetër të detit, në Durrës, personeli shqiptar i jep atij italian ‘leksione’ efikasiteti. "- mbyllet reportazhi me titull "Bari, porto da «terzo mondo»
battuto dallo scalo di Durazzo" i publikuar sot në "La Gazzetta del Mezzogiorno.it"
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com