Koncesionet e dhëna ishin terminali i trageteve, terminali i konteinerëve si dhe kalata lindore, teksa sipas Belortasë kompanitë që i kanë marrë këto koncensione marrin pjesën e luanit të fitimeve, ndërsa porti vetëm një përqindje të vogël.
Kështu fitimet e terminlait të trageteve ndahen 50 % me 50 %. Fitimet e terminalit të konteinerëve 89 % me 11 % në favor të koncesionarit dhe ato të kalatës lindore ndahen 79 % me 21 % në favor të kompanisë koncesionare. Kjo situatë solli 233,823,690 lekë në arkën e portit nga 415,704,806 milion lekë që kishte sjellë në vitin 2012.
Belortaja u shpreh se është nevojshme rishikimi i kontratave me këto firma. Ndërkohë në renie janë edhe investimet të cilat u realizuan në masen 30 %.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)