Pas skandalit të kontrabandës së naftës, kompania TEA Construction and Petrol e biznesmenit Adrian Xhillari është dërguar në gjykatë nga Porti i Vlorës. Shkak për padinë janë detyrimet e kompanisë së biznesmenit që tashmë gjendet në kërkim ndërkombëtar ndaj Portit të Vlorës.
 
Gjykata e Vlorës thekson se është detyruar ta njoftojë kompaninë e Xhillarit për padinë përmes një shpalljeje publike, duke qenë se TEA Construction and Petrol nuk ekziston më në adresën ku ushtronte aktivitetin deri para pak kohësh. 

TEA Construction and Petrol është u përfshi fundvitin e shkuar në një skandal të kontrabandës së naftës. Administratori i saj, Adrian Xhillari tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është jashtë vendit.
 
Kompania akuzohet se ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “virxhin” duke shmangur akcizën. Kjo sasi është marrë nga depot e saj për t’u dërguar për përpunim, por nuk figuron e regjistruar për t’u përpunuar.
 
Prokuroria thotë se ajo është shitur në pika të ndryshme karburanti që kompania ka në mbarë vendin.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)