Portland, 13 të arrestuar gjatë protestës së esktremistëve të ‘Proud Boys’

Portland, 13 të arrestuar gjatë protestës së esktremistëve të ‘Proud Boys’

Policia arrestoi të paktën 13 vetë në Portland të shtetit Oregon, si edhe vendosi barriera betoni, mbylli rrugë dhe ura, si edhe konfiskoi një numër të madh armësh në një përpjekje për të parandaluar dhunën mes grupeve të së djathtës ekstreme dhe kundërprotestuesve anti-fashistë.

Shefja e policisë, Danielle Outlaw tha se “shufra metalike, mburoja dhe sende të tjera të forta u konfiskuan nga forcat e policisë”.

Protesta u organizua nga grupi i së djathtës ekstreme “Proud Boys” pati përballë grupimin e veshur me të zeza të protestuesve antifashistë.

Danielle Outlaw tha se autoritetet arritën të mbajnë grupet larg njëri tjetrit.

Kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler tha se ngjarja kishte lidhje me “një lëvizje në rritje të nacionalizmit të bardhë” dhe një ndjesi po në rritje frike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja