/ATSH/ - Në një takim të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mjedisit u prezantua projektvendimi i Këshillit të Ministrave për shpalljen Park Natyror (Rezervë Natyrore e Menaxhuar) e gjirit Porto Palermo-Llaman.

Kjo dëgjesë publike është organizuar nga Drejtoria e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencis Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM. Eksperti i biodiversitetit i zonave të Mbrojtura, Nihat Dragoti, prezantoi studimin e bërë për këtë zonë duke argumentuar domosdoshmërinë që  vija bregdetare Porto Palermo-Llaman, të shpallet si e tillë. Më pas vazhduan diskutimet mes specialistëve dhe grupeve të interesit.